-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Carla Del Ponte do të hetoj krimet në Siri

Më të lexuarat

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, është emëruar anëtare e Panelit të Kombeve të Bashkuara, i cili heton krimet e luftës në Siri.

Paneli mbledh prova për procese gjyqësore, të cilat në të ardhmen mund të ngrihen kundër të dyshuarve për krime në konfliktin ndërmjet trupave të presidentit Bashar al-Assad dhe forcave opozitare.
Përveç Del Pontes, Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së ka emëruar të premten anëtar të panelit edhe Vitit Muntarbhorn, profesor tajlandez, i cili ka hetuar të drejtat humane në Korenë e Veriut, raporton rel.
Carla Del Ponte pat nxitur reagimin e liderëve kosovarë kur ka folur për “trafikimin e organeve të të rrëmbyerve serbë të Kosovës”. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit