4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Canon sjell 5DS & 5DS R me sensorë 50 megapikselësh

Më të lexuarat

Seria legjendare 5D DSLR e Canonit ka lënë gjurmët e saj në histori – pa dyshim. 5D Mark II ndryshoi industrinë e filmit, kurse 5D Mark III – përkundër mangësive të tij – solli një epokë të re të videove të pastra HD.

 

Tani, tre vjet më vonë, Canon përpiqet të bëjë revolucion përsëri – duke sjellë rezolucionin e formatit mesatar në një DSLR “normal”. Canon 5DS dhe 5DS R janë këtu.

Me një sensor 50.6 megapikselësh (8688 x 5792 pikselë), 5DS dhe 5DS R tani janë kamerat DSLR me rezolucionin më të lartë në treg, transmeton Gazeta Tribuna.

 

Canon 5DS dhe 5DS R do të dalin në shitje në qershor dhe do të kushtojnë 3699 dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit