7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Canikli: Të gjitha dyert e Turqisë janë të hapura për Kosovën

Më të lexuarat

Duke vënë në dukje se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Turqia ka dhënë çdo lloj të mbështetjes për këtë vend, Canikli tha se do të vazhdojnë me dhënien e mbështetjes. “Të gjitha dyert e Turqisë janë të hapura për Kosovën”, tha ai

 

ANKARA/PRISHTINË (AA) – Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Turqisë, Nurrettin Canikli, sot priti në takim ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, raporton Anadolu Agency (AA).

Canikli priti ministrin Berisha me një ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare. Pas takimit dypalësh ministri Canikli dhe Berisha kryesuan takimin mes delegacioneve të të dy shteteve. Canikli i cili foli para takimit mes delegacioneve, duke vënë theksin në miqësinë mes Turqisë dhe Kosovës, u shpreh se “popujt e këtyre dy shteteve kanë një miqësi të ngushtë”.

Duke vënë në dukje se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Turqia ka dhënë çdo lloj të mbështetjes për këtë vend, Canikli tha se do të vazhdojnë me dhënien e mbështetjes. “Të gjitha dyert e Turqisë janë të hapura për Kosovën”, tha ai.

Ndërkohë, në një komunikatë nga MFSK, njoftohet se gjatë qëndrimit në Ankara, ministri Berisha ka takuar edhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Hulusi Akar, nga i cili ka kërkuar që bashkëpunimin ushtarak ta vazhdojnë me partneritet të ngushtë.

Në komunikatë bëhet e ditur se ministri Berisha dhe delegacioni i FSK-së ka takuar edhe kadetët e FSK-së të cilët janë duke vazhduar shkollimin dhe trajnimet e tyre në Turqi, me përkrahjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit