11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Cameron i ashpër: Kufizoni lëvizjen e lirë për Shqipërinë

Më të lexuarat

Kryeministri britanik, David Cameron, gjatë samitit të BE-së në Bruksel që do të mbahet nesër, pritet që t’u kërkojë homologëve të tij europianë masa të rrepta për të parandaluar emigrimin nga Shqipëria dhe Serbia, nëse këto vende i bashkohet BE-së.

Kryeministri britanik, pritet që të dalë në favor të zgjerimit të BE-së vetëm nëse merren masa strikte lidhur me emigracionin nga vendet e tjera.

Ai pritet që të propozojë një mekanizëm që lejon lëvizjen e lirë të njerëzve në ato shtete që arrijnë një nivel të ardhurash të caktuar për frymë popullsie.

Gjithashtu, ai do të kërkojë masa strikte për pranimin e emigrantëve të huaj në vendet e BE-së. Edhe pse pritet që në këtë javë, Këshilli i BE-së të diskutojë mbi mbrojtjen dhe sigurinë, gjithashtu edhe Serbia dhe Shqipëria do të jenë në qendër të diskutimeve.

Një burim brenda kryeministrisë britanike tha për “Sky News”: Kryeministri dO të qëndrojë thuajse 24 orë me disa liderë të Europës dhe pritet që të flasë për çështje me shumë rëndësi për Britaninë.

“Ky është një debat i vazhdueshëm. Nuk është e përcaktuar në axhendë diskutimi për anëtarësimin e Shqipërisë apo Serbisë, por nëse kjo çështje shtrohet, atëherë kryeministri do të shtrojë kushtet e tij”, tha burimi.

Kjo lëvizje vjen pak pasi Britania ndërmori hapa konkretë për të limituar lëvizjen rumunëve dhe bullgarëve, të cilët kërkojnë punë në shtetin ishullor. /shekulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit