0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

ÇALLAJAN: BE-JA KA NEVOJË PËR TURQINË

Më të lexuarat

Çallajan priti në një takim në ministri Zv/kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë, Infrastrukturës, Transportit dhe Teknologjisë së landit të Bavarisë, Martin Zeil dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës në Turqi.

Turqia tani nuk është më Turqia e dikurshme. Bashkimi Evropian ka nevojë për Turqinë, theksoi Ministri Çallajan dhe vijoi: “Nga miqtë tanë gjermanë, nga miqtë tanë anëtarë të BE-së presim që të vijnë me vrap në vendin tonë. Edhe ne jemi gati të vrapojmë. Ne jemi një vend që kemi objektiva të rëndësishme për sa i përket anëtarësimit të plotë në BE”.

Çallajan nënvizoi se Turqia është shumë e vendosur në lidhje me anëtarësimin saj në BE. “Në dy vitet e kaluara ekonomia e BE-së u rrit me 1,5%. Kurse ekonomia e Turqisë u rrit me 8,5%. Në qoftë se Turqia do të ishte një vend anëtar i BE-së, atëherë në vitin 2011 Bashkimi Evropian nuk do të rritej me 1,5%, por do të rritej me 1,8%”.

Në 4 vitet e fundit si pasojë e krizës ekonomike në Evropë 4 milionë njerëz kanë humbur vendin e punës, nënvizoi Zafer Çallajan duke shtuar se kjo është një shifër afërsisht sa popullsia e Irlandës. Në po të njëjtën periudhë, pra në periudhën e krizës globale, në Turqi, vend që gjysmën e eksportit e realizon me vendet e Evropës, janë hapur 5 milionë vende të reja pune.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit