-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cakaj merr një tjetër masë, heq targat diplomatike për Konsujt e Nderit

Më të lexuarat

Mnistri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj njoftoi heqjen e targave diplomatike për mjetet e biznesmenëve që janë ngarkuar si Konsuj Nderi.

Në një deklaratë për mediat, Cakaj e cilësoi hqejen e targave diplomatike për Konsujt e Nderit si nje masë të domosdoshme pasi, sipas tij, është në mospërputhje me ligjet ekzistuese në Shqipëri.

Ai tha se janë 38 Konsuj Nderi të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin nga vendi si përfaqësues të lartë diplomatik.

“Jemi një vend në botë që kemi plot 38 konsull nderi që operojnë me targa diplomatike. Në shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lart diplomatikë. Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund. Bëhet fjalë për biznesmenë të ndryshëm që janë ngarkuar në Shqipëri, si konsuj nderi dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike, Shqipëria edhe njëher e theksoj është e nderuar t’i ketë këta konsuj këtu.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit