3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çaji i xhenxhefilit ndihmon lirimin nga stresi

Më të lexuarat

Rezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar se si edhe vetëm marrja erë e çajit të xhenxhefilit mund të përmirësojë disponimin dhe reduktojë stresin. Pirja e bërë nga kjo mëlmesë është e shkëlqyeshme për tretje sepse lehtëson absorbimin e ushqimit!

Acidi i stomakut është vendimtar për tretjen tonë. Megjithatë, kur organizmi është në stres – prodhimi i tij mund të reduktohet. Prandaj uji i nxehtë me një copë limoni dhe xhenxhefil të grimcuar është zgjidhje e shkëlqyeshme për stimulimin e tretjes. Xhenxhefili përmban antioksidantin e fuqishëm – gingerol – i cili mund të pastrojë kimikatet e dëmshme të cilat i prodhon organizmi ynë kur jemi të shqetësuar. Prandaj kjo mëlmesë mund të ndihmojë edhe tek stresi psikologjik.

Me origjinë nga Azia, xhenxhefili me të madhe përdoret në kuzhinën aziatike dhe veçanërisht indiane dhe në Afrikën perëndimore dhe vendet e Karaibeve. Edhe pse konsiderohet që përmban veçori analgjetike, antipiretike, antibakteriale dhe qetësuese, shumë studime kanë vërtetuar efikasitetin e xhenxhefilit në shërimin e të përzierave të shkaktuara me kimioterapi, sëmundjen e detit, të përzierat e mëngjesit dhe diarreja./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit