Përbërësit e çajit të gjelbër mund të arrijnë deri në indet brenda syrit dhe të zvogëlojnë kështu rrezikun e sëmundjeve si glaukoma.
Studimet e realizuara në kafshë eksperimentale kanë treguar se konsumimi i çajit të gjelbër është i lidhur me ulje të stresit oksidues si dhe me gjasa më të pakta për dëmtim të qelizave.
Kyçe janë treguar përbërësit nga grupi i katekinave, të cilët mund të absorbohen edhe në pjesët si thjerrëza, rrjeta dhe pjesët tjera të syrit.
Autorët e studimit të zhvilluar në Universitetin e Hong Kongut, shtojnë se pas konsumimit të çajit të gjelbër, ulja e stresit oksidues ka zgjatur për më shumë se 20 orë.