2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çaji bimor që lehtëson acidin e stomakut dhe gastritin

Më të lexuarat

Gastriti është një gjendje gjithnjë e më e zakonshme, për shkak të ritmit gjithnjë e më të madh të jetës që na bën më të predispozuar të vuajmë nga stresi, por edhe të konsumojmë një ushqim jo të shëndetshëm.

Gastriti nuk është asgjë tjetër përveç inflamacion i stomakut. Mund të jetë akut (i fortë dhe i përkohshëm) ose kronike, dhe të shoqërohet me simptoma të tilla si dhimbje, dispepsi, djegie, të vjella, ndjenjën e ngopjes.

Për të lehtësuar gastritin, si dhe duke i kushtuar vëmendje të madhe asaj që hani dhe duke u përpjekur të menaxhoni më mirë stresin, mund të përdorni çajin bimor me bar blete, një bimë shëruese që është një nga më të efektshmet kundër gastritit dhe acidit të stomakut.

Bari i bletës është një bimë me origjinë nga Amerika e Jugut, ku konsumohet në formën e çajit bimor. Bari i bletës ndihmon në lehtësimin e prodhimit të lëngut biliar dhe ka një funksion të butë laksativ. Përdorimi i tij ka treguar se është mjaft i suksesshëm për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Për të përgatitur çajin bimor kundër gastritit, thjesht zieni 200 ml ujë, hiqeni nga soba dhe shtoni 10 gram gjethe bar blete. Lëreni për rreth 20 minuta, më pas ëmbëlsojeni me mjaltë dhe piheni pas buke. /Revista Psikologjia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit