3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ç’është TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE?!

Më të lexuarat

Trafikantët synojnë që t’i privojnë njerëzit nga liria e besimit, shkollimit, punësimit, përparimit, zhvillimit dhe që t’i zhveshin nga morali dhe dinjiteti…

– Me trafikim të qenieve njerëzore nënkuptojmë shfrytëzimin e njeriut, mashkull apo femër, për arsye përfitimi nga ana e kriminelëve. Trafikantët keqdashës e fillojnë procesin e trafikimit së pari duke grabitur një person, pastaj duke i dhënë premtime të rrejshme dhe në fund me metodat e tyre joshëse dhe të çnjerëzishme i shfrytëzojnë dhe i skllavërojnë. Statistikat tregojnë se mbi 10 milionë qenie njerëzore vuajnë në skllavëri në mbarë botën për shkak të trafikimit të tyre.

– Trafikuesit e qenieve njerëzore ndaj një viktime ushtrojnë dhunë psikike, fizike, shpirtërore, seksuale, ekonomike etj.

Shkaqet e trafikimit në raport me viktimat janë:

1. Varfëria ekonomike,
2. Dhuna psikike,
3. Dhuna fizike,
4. Mungesa e shkollimit,
5. Dukuritë dëmtuese etj.

Shkaqet e trafikimit në raport me trafikantët janë:

1. Përfitimi,
2. Rritja e mangësive/varfërisë,
3. Dënimet e vogla për trafikantët,
4. Kufijtë e brishtë dhe komunikimi teknologjik etj.

Ndërkaq, shkaqet e trafikimit në raport me shoqërinë janë:

1. Ekonomia në tranzicion,
2. Migrimi femëror,
3. Diskriminimi mbi baza gjinore,
4. Zhvillimi i industrisë seksuale,
5. Politika e integrimit etj.

– Të dyja gjinitë bien viktimë e trafikimit, e në veçanti femra. Trafikantët e keqtrajtojnë dhe torturojnë femrën për interesa të ndryshme; shumë prej tyre e trajtojnë femrën si një objekt seksi, duke e zhvilluar me të prostitucionin. Trafikantët synojnë që t’i privojnë njerëzit nga liria e besimit, shkollimit, punësimit, përparimit, zhvillimit dhe që t’i zhveshin nga morali dhe dinjiteti, vetëm e vetëm që t’i përmbushin interesat e tyre të çnjerëzishme, degraduese dhe skllavëruese. Dhe harrojnë se njeriu është krijesa më e nderuar nga Krijuesi, e cila meriton të jetojë e lirë, larg çdo robërimi, trafikimi, torturimi dhe dhunimi.

T’I THEMI NDAL TRAFIKIMIT, QË TË JETOJMË ME DINJITET!/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit