-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buzhala: Reformë ose “tung

Më të lexuarat

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala kishte pritur dy vjet me shpresë se gjërat po marrin kahjen e duhur. Por, duke parë se në PDK nuk ka reforma, ai filloi të dalë hapur si disident partiak. Buzhala thotë se shumica e deputetëve i kanë rrogat “haram”, ndërsa kërkon edhe largimin e Bajramit Rexhepit nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.
Në një intervistë për “Zërin”, njeriu që kundërshtoi hapur sistemin arsimor dhe shëndetësor brenda vetë sistemit, tha se nuk i ka rënë pishman që ka hyrë në politikë, por tha se nëse nuk i ecën politika dhe koncepti për reforma në PDK, e ka zanatin e moçëm (gazetarinë).

Edhe pse në Këshillin e Përgjithshëm të PDK-së kishte mbetur në fund të listës, Buzhala tha se në KP nuk ka pasur manipulime, ndërsa në Kryesi, po.

“Nuk i konsideroj partner të denjë një numër të asaj kryesie. Ata nuk janë reflektim as i PDK-së, lëre më i gjendjes në terren”, tha ai.

Megjithatë, deputeti i Kuvendit të Kosovës pranon se në legjislativ shumica e deputetëve i kanë rrogat “haram”, ndërsa kërkon edhe largimin e Bajramit Rexhepit nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

“Bajram Rexhepi mund të jetë një njeri shumë i mirë, por një menaxher i dobët”, tha Buzhala, sipas të cilit, riformatim të qeverisë do të ketë, por Kadri Veseli nuk do të jetë aty.

“Disidenti” i PDK-së nuk la pa komentuar as rebelizmin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Deklaratat e këtij të fundit i quajti hipokrizi, ndërsa tha se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë ndjerë keqardhje që Fatmir Limaj nuk ka qenë pjesë e Konventës. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit