0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buzhala: Mllefi i Surroit për Amerikën, i huaj për Kosovën

Më të lexuarat

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala vlerëson se opinionet e publicistit Veton Surroi rreth debatit me ambasadorin amerikan Christopher Dell, mund të ndikojnë para së gjithash në raportet individuale të Surroit me SHBA-të.

“Kurse vet Surroi nuk ka asnjë legjitimitet që të përfaqësoj asnjë qytetar të vetëm në raportet me aleatët tanë më të mirë që i ka Kosova me SHBA-të. Ai me shkrimet e tij të fundit e ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, në kohën kur donacionet janë shterur, në kohën kur e ka parë se ka marrë fund edhe politikisht, atëherë ka filluar ta rrahë dorën që e ka ushqyer një kohë të gjatë”, ka thënë Buzhala për “Tribuna Shqiptare”.
Megjithatë, sipas Buzhalës, SHBA-të e kanë të qartë se qytetarët e Kosovës janë populli me dashamirës i kësaj superfuqie në krejt botën.

Buzhala thotë se mllefi në shkrimet e Surrioit, është drejtuar në Qeverinë e Kosovës e jo me SHBA-të. “Hidhërimi i tij është sepse SHBA-të e mbështesin Qeverinë e Kosovës. Qëndrimi i tij ndaj SHBA-ve do të ishte krejt tjetër, nëse ato do të ishin të armiqësuar me qeverinë e Kosovës, ky është një paradoks i jashtëzakonshëm, mirëpo ky është realiteti”, ka thënë Buzhala./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit