5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bursë Islame në Londër

Më të lexuarat

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka shpallur gjatë së martës vendimin e qeverisë për ngritjen e bursës së parë islame në një vend jo-musliman.

Sipas “BBC”, deklarata e Cameron do të realizohet gjatë Forumit Ekonomik Islamik Botëror që po zhvillohet në Londër.
Bursa Islamike do të jetë një degë nën mbikqyrjen e Bursës së Londrës, transmeton tch.
Gjithashtu, Britania do të shndërrohet në vendin e parë jo-musliman që do të lëshojë bono thesari islamike.
Pritet që kjo lëvizje të kontribuojë për përthithjen e më shumë investimeve nga vendet arabe.
Në bazë të ligjit islamik, bankat nuk mund të kërkojnë interesa për kreditë apo planet e biznesit të financuara prej tyre.
Mënyra se si këto banka bëjnë fitimet e tyre është nënpërmjet bashkëpronësisë në formë aksionesh dhe ndarjes së fitimit në sipërmarrjet e ngritura.
Transaksionet gjithashtu kushtëzohen nga lloji i aktivitetit të biznesit, me kompanitë e pijeve alkoolike, basteve apo kazinotë që përjashtohen nga financimi pasi janë të ndaluara nga sheriati./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit