-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bursat që afron Turqia për të huajt për studime universitare dhe pasuniversitare

Më të lexuarat

Çfarë bursash ofrojnë shteti dhe qeveria turke për studentët e huaj që duan të vazhdojnë studimet universitare dhe pasuniversitare në Turqi?

Gjatë studimeve universitare në Turqi ju mund të përfitoni nga bursa të ndryshme. Edhe shkrimin e sotëm, në vijim të artikullit të kaluar, ia kemi kushtuar mundësive për të marrë bursa studimi turke. Në qoftë se jeni qytetar i një shteti të huaj që keni dëshirë të vazhdoni arsimin e lartë në Turqi, ju mund të përfitoni nga bursa të ndryshme. Për të marrë një informacion më të zgjeruar mbi programet e bursave që ofrohen në Turqi, mund të vizitoni faqen e internetit https://www.turkiyeburslari.gov.tr/turkiye-burslari/burs-programlari/ e cila ofron shërbime në gjuhët turqisht dhe anglisht.

Atëherë le të fillojmë menjëherë të japim informacion e për ata që janë kureshtarë se sa të ardhura do të kenë në muaj nga bursat që ofron Turqia. Në rast të miratimit të aplikimeve që do të bëjnë studentët që duan të përfitojnë nga bursat e ndryshme në Turqi momentalisht ata marrin për arsimin universitar 4-vjeçar të nivelit të parë (Bachelor) 700.-TL (Lira Turke, ose 190 dollarë) në muaj; për studimet e nivelit të dytë (Master) marrin 950.-TL (Lira Turke, ose 260 dollarë) në muaj; studentët e doktoraturës marrin 1.400-TL (Lira Turke ose 380 dollarë) në muaj dhe për kërkime shkencore marrin 3.000-TL (Lira Turke ose 815 dollarë) në muaj.

Këto shuma janë të mjaftueshme për të ndjekur arsimin e lartë pa u përballur me vështirësi ekonomike në Turqi. Krahas bursës së studimit, mund të qëndroni falas në konviktet shtetërore. Nëse nuk keni dëshirë të qëndroni në një konvikt shtetëror, atëherë ka edhe alternativa të tjera, për shembull, mund të zini një banesë me qira me shokët/shoqet tuaj/a, ose mund të preferoni të qëndroni në një konvikt privat. Përveç këtyre ndihmave, studentët që kanë fituar bursë shteti në Turqi nuk paguajnë ndonjë nga tarifat e studimit që paguajnë studentët e tjerë në universitetin që ata kanë zgjedhur, apo janë vendosur. Gjithashtu ata mund të përfitojnë edhe nga sigurimet shëndetësore, pra shërbim shëndetësor falas, që ofrohet nga shteti në rast se do të sëmuren gjatë kohës së studimeve. Por jo vetëm kaq, studentëve të huaj u jepet falas edhe kursi i mësimit të gjuhës turke, i cili zgjat 1 vit. Gjatë kohës së kursit të gjuhës, studentët mund të përfitojnë nga të njëjtat mundësi, pra bursë dhe akomodim. Gjithashtu studentëve u sigurohet falas edhe një biletë udhëtimi me avion, kur ata vijnë për herë të parë në Turqi dhe kur kthehen në vendin e tyre pasi kanë kryer studimet dhe janë diplomuar.

Kurse tani në dritën e informacioneve të deritanishme të përcjellim për të interesuarit edhe kushtet e nevojshme që duhen plotësuar për të aplikuar për këto bursa. Për bursat e studimeve të nivelit të dytë (Master) mund të aplikojnë studentët që vazhdojnë aktualisht studimet e nivelit të parë (Bachelor) dhe që mund të diplomohen brenda këtij viti. Nga kandidatët e interesuar ata që janë të datëlindjes 01.01.1996 e këtej mund të aplikojnë për bursë studimi të nivelit të parë (Bachelor), ata të datëlindjes 01.01.1987 e këtej mund të aplikojnë për bursë studimi të nivelit të dytë (Master), për studime të doktoraturës mund të aplikojnë studentët e datëlindjes 01.01.1982, kurse për kërkime shkencore mund të aplikojnë kandidatët e datëlindjes 01.01.1972 e këtej. Nga kandidatët që aplikojnë, pritet që këta të kenë sukses akademik. Ajo që duhet pasur kujdes është se për nivelin e studimit që aplikoni duhet të mos jeni duke studiuar në Turqi. Pasi nëse jeni duke i vazhduar studimet në një fushë/drejtim të caktuar, nuk mund të aplikoni sërish për të njëjtën fushë/drejtim. Shtetasit e Republikës së Turqisë dhe ata që kanë dalë nga nënshtetësia turke nuk mund të aplikojnë për këto lloj bursash. Herë herë mund të bëhen ndryshime në kushtet e aplikimit për bursë studimi. Gjatë aplikimit ju duhet të kontrolloni se kanë ndodhur apo jo ndryshime. Mos harroni edhe këtë që, aplikimet bëhen vetëm përmes internetit.

Në episodin e radhës do të trajtojmë vlerësimin e aplikimeve që bëjnë për bursë studentët e huaj që duan të ndjekin arsimin e lartë në Turqi si dhe kriteret e përzgjedhjes./TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit