2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bursat evropiane dhe amerikane u rezistojnë tensioneve SHBA-Iran

Më të lexuarat

Bursat evropiane e mbyllën ditën e sotme me rritje të lehtë dhe Wall Street vazhdon të rezistojë, duke mos u prekur nga përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, ndërkohë që çmimi i naftës ra pas një rritjeje të shkurtër.

Në pjesën më të madhe, tregjet evropiane rifituan terrenin e humbur në fillim të ditës dhe Eurostoxx 50 e mbylli në rritje me 0.35 për qind.

Edhe Wall Street përparoi nga mesi i ditës, i siguruar nga zhvillimi i situatës mes Uashingtonit e Teheranit, pas fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump.

“Zhvillimet e reja gjeopolitike shkaktuan paqëndrueshmëri, por investitorët nuk u shqetësuan më shumë se duhej, sepse kjo është një situatë që zgjat prej shumë vitesh, me sulme të vogla të shumta, që krijojnë një klimë të pasigurt”, tha Andrea Tueni, analist i Saxo Banque.

Por, çmimet e naftës janë rritur pas raketave të hedhura nga Irani ndaj dy bazave ushtarake në Irak ku janë të vendosura forcat amerikane.

Sipas televizionit shtetëror iranian, sulmi vjen pas një premtimi për hakmarrje ndaj SHBA-së, pas vrasjes së komandantit të lartë iranian Qassem Soleimani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit