-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Bursa e Stambollit vazhdon të thyej rekorde, rritet vlera e indeksit

Më të lexuarat

Në hapjen e sotme të bursës, vlera e indeksit BIST 100 është rritur për 0.53 për qind dhe tani vlera e saj ka arritur në 121.341,20 pikë

 

STAMBOLL (AA) – Bursa e Stambollit edhe këtë javë vazhdoi me trendin e rritjes të vlerës së indeksit BIST 100, i cili tani arriti vlerën rekorde prej 121.341,20 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e bursës mëngjesin e sotëm, vlera e indeksit u rrit me 639.28 pikë ose 0.53 për qind.

Rritja më e lartë e biznesit me 1.51 për qind u arrit në sektorin e transportit ndërsa ka vazhduar edhe rritja e qëndrueshme me 0.79 në sektorin bankar. Vetëm një sektor regjistroi rënie në vlerën e indeksit në Bursën e Stambollit, e cila ka të bëjë me aksionet në sektorin e sigurimeve.

Rritja e interesit për tregti me monedhën turke dhe veçanërisht tregtia e theksuar e aksioneve në tregun bankar janë disa nga faktorët kryesorë për arritjen e vlerës rekord të indeksit BIST 100.

Analistët sqarojnë se tregtia në Bursën e Stambollit është mbështetur nga një numër faktorësh, ndër të cilat janë edhe ruajtja e vlerës së dollarit nën 3.75 kundrejt lirës dhe tendencat pozitive në bursat evropiane.

Duke vënë në dukje se javën e kaluar pati një rritje të dukshme në vlerën e indeksit të Bursës së Stambollit dhe se ky trend ka vazhduar edhe sot, analistët paralajmërojnë vlera të reja rekorde në Bursën e Stambollit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit