-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Burri që i tha ‘Jo Perëndimit’

Më të lexuarat

Sholto Barnis

 

Ai luajti një rol kyç në atë çka është përshkruar si “mrekullia ekonomike malajziane”, por ish-kryeministri Dr.Mahatir Muhamed mbetet pjesërisht një figurë e ndarë nga ato çka ai thoshte dhe guxonte për t’u ngritur ndaj një ideje të ndryshme nga ajo se çfarë mund të jetë një botë e globalizuar.
Në takimet e viteve 1980-1990 në Azi dhe qeveritë botërore të vendeve në zhvillim, një burrë shtatshkurtër me prirje nga syzet e errëta dhe nga kostumet e ngjashme për ekspeditat e gjuetisë, do të dominonte në mënyrë të vazhdueshme seancat dhe takimet, në një nivel të tillë që nuk do ta sugjeronte as statusi e tij dhe as pozita e vendit të tij. Por Dr. Mahatir Muhamed, kryeministri i vendit të fortë prej 27 milion banorësh, kryeministër i Malajzisë nga viti 1981 deri më 2003 ishte gjithmonë prezent nëpër lajme. I përshëndetur nga revista ekonomike e Lindjes së Largët (Far Eastern Economic Revieë) si një “Zë i ri për Botën e Tretë” për përdorimin në mënyrë të shkëlqyer të platformave të tij që mbështeteshin nga Kombet e Bashkuara, Lëvizja e vendeve të Paangazhuara, Organizata e Konferencës Islamike si dhe Komenuelthi. Karriera e tij do të lavdërohej si “me të vërtetë e shquar” kur ai bëri që të jepte dorëheqjen edhe Karl D Xhekson, një drejtor i lartë për çështjet aziatike në Shtëpinë e Bardhë.
Ekonomistët fitues të çmimit Nobel, Pol Krugman dhe Zhozef Stiglinz ishin të dy admirues të tij. “Suksesi i Malajzisë duhet të studiohet si nga palët që janë në kërkim të begatisë ekonomike ashtu edhe nga ato që kërkojnë të kuptojnë se si njerëzit jetojnë së bashku, jo vetëm në tolerancë por edhe në respekt”, – shkroi Stiglinz në vitin 2007 teksa vështronte pas mbi 5 dekadat e pavarësisë ku gjysma e dytë e së cilave është dominuar nga Dr. Muhatir Muhamed.

 

Një mburrje e tillë ishte mbi të gjitha edhe më e dukshme duke qenë se arsyeja tjetër përse Dr. Mahatir bëri aq bujë të madhe, ishte retorika e tij gjallëruese, e papërmbajtur dhe e qëllimtë ndaj Perëndimit. Britania u godit jashtë shfrytëzimit të saj paternalist ndaj ish kolonisë së saj, brenda tre muajve pasi ai u vendos në post, teksa ai shpalli se qeveria e tij kishte një politikë të re: “Të pranonte të kaluarën britanike”. Disa vite më vonë ai foli në shenjë proteste ndaj kryeministrit Australian duke kritikuar të kaluarën mbi të drejtat e njeriut në një mënyrë të çiltër tipike: “Kur Australia ishte në nivelin e zhvillimit aktual të Malajzisë”, shkroi ai, “ju e zgjidhët problemin tuaj të Aborigjenëve thjesht, duke i vrarë ato”. Edhe në pension, sulmet ndaj liderëve perëndimorë nuk ndaluan: nëntorin e kaluar Tribunali i Krimeve të Luftës në Kuala Lumpur, i ngritur nga ish – kryeministri e shpalli Xhorxh Ë Bushin dhe Toni Blerin fajtor për “krime ndaj paqes” mbi luftën në Irak. Po ashtu rekomandoi që ato duhet të paditeshin në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Çudi jo e vogël se i në volumin e tij në lidhje me seritë për Gjigandët e Azisë, akademiku amerikan Tom Plleit ju referua atij në mënyrë të vazhdueshme si “Doktor JO-ja i Malajzisë”.
Nuk ishte se Dr. Mahatir kishte një hov gjunjëzues, të papërpunuar dhe kundërshtues ndaj perëndimit, ashtu sikurse theksohet nga kritikë të tillë si botuesi i çështjeve botërore të BBC-së Xhon Simpson, i cili njëherë e etiketoi atë si “Një lloj i suksesshëm i Robert Mugabes aziatik”.

 

Tregtia e ndërsjellë e përvitshme me Shtetet e Bashkuara ishte pjesë e asaj çka Stiglinz e quante “mrekullia” ekonomike e Malajzisë, e cila u rrit gjatë periudhës së tij në post dhe tashmë qëndron në shifrat e 40 miliard $. Ndërsa Dr. Mahatir e vetëshpalli veten e tij se ka qenë “Nën frikën e amerikanëve” pasi si një burrë i ri dhe si një kryeministër firmosi një traktat të fshehtë mbrojtjeje me Presidentin Regan. Këndvështrimi i tij ishte se teksa epoka e perandorive mund të ketë kaluar, vendet në zhvillim duhet të kalojnë një “dekolonizim të mendjes” dhe një botë e globalizuar nuk do të thotë pranueshmëri të dominimit nga “Kaukazianët e bardhë’ – me të cilin ai kuptonte Evropianët dhe vendet e kolonizuara nga ato, si Amerika, Australia dhe Zelanda e Re. “Ata kanë këtë qëndrim të lartë dhe të gjerë ndaj nesh”, me tha Dr. Mahatir kur e intervistova në zyrën e tij pranë kullave binjake Petronas, në kryeqytetin Kuala Lumpur.

 

“Ata janë kritikë ndaj meje dhe kritikë ndaj Malajzisë. Ato më hedhin poshtë mua dhe thonë: Oh ai është një diktator.” Në të vërtetë shumë kanë qenë mjaft kritikë ndaj tij. Dr. Muhamed qëndron i akuzuar si të jetë një i paduruar, hakmarrës autoritar, si dobësues i gjyqësorit, mbytës i lirisë së shprehjes, bllokues i kundërshtarëve të tij, se ka lënë institucionet shtetërore të vendit të gërryera duke lejuar që të lulëzojë një kulturë miqësore e korrupsionit. Teksa mikëpriste Forumin Aziatik Ekonomik të Paqësorit në vitin 1988 ai ishte njëkohësisht vuajtës i përuljes si shkak i të qenit i qortuar publikisht nga ish – zëvendëspresidenti Al Gor në lidhje me gjyqin me ish zyrtarin e tij të lartë Anuar Ibrahim ku seancat e mëtejshme u përshkruan si “tallje” nga Al Gori. Dr. Mahatir refuzon ta pranojë se ka një bazë në lidhje me këto akuza, por çdo vlerësim i trashëgimisë së tij të brendshme do duhet të përzihet me më të mirën, çka e bën atë shumë të diskutueshëm ku disa mund të thonë se është figurë përçarëse së brendshmi.

 

Megjithatë në nivelin ndërkombëtar arritjet e tij janë më të qarta për t’u evidentuar. I ulur pothuajse i palëvizshëm pas një tavoline zyre gjysmë rrethore me kostumin e tij të zi Nehru dhe me panoramën e qytetit modern që i detyrohet kaq shumë atij, ish – kryeministri tashmë 87 vjeç, përpunoi këndvështrimin e tij se vendet kanë vlera të ndryshme dhe për pasojë forma të caktuara qeverisjeje. “Ti i jep shumë rëndësi të drejtave të individit saqë harron se edhe shumica ka të drejtat e saj”. Përkufizimi perëndimor për lirinë nuk duhet të imponohet kudo. “Ne duhet të jemi të ndjeshëm dhe të respektojmë traditat e një vendi. E them shpesh historinë sesi në një komunitet periferik tejet konservator në Amerikë, dikush vendosi të hapte një kinema për të shfaqur filma pornografik. Komuniteti e kundërshtoi, por gjykata u shpreh se nuk ka asnjë ligj që mund ta ndalojë atë”. Për Mahatirin kjo ishte një provë e çmendurisë së lirisë perëndimore, ku ligjshmëria në sytë e tij anonte më shumë kah të drejtat e individit sesa e atyre të komunitetit. Ne duhet të mendojmë se të drejtat e këtyre njerëzve të cilët nuk duan që fëmijët e tyre të bëhen imoralë ishin më të rëndësishme dhe të larta se e drejta e një personi për të bërë para.”

 

Dallimi ishte i veçantë, por reflektonte besimin e patundur të Dr. Mahatir se janë “vlerat e forta aziatike të rrënjosura thellë të cilat kontribuojnë në traditat dhe zakonet e aziatike” që rezultojnë në kultura dhe politika të ndryshme nga ato të “kaukazianëve të bardhë”. Megjithëse ai “i thërret mendjes së tij” për këtë u shpreh: “Kam ndjesinë se reagimi është që ne duhet ta bëjmë të heshtë atë”. Dr. Mahatir e bëri të qartë si nuk do të jetë një “sahanlëpirës i të fuqishmëve” për sa kohë që ai do të mbajë postin. I informuar nga ambasadori amerikan se përgatitjet ishin në udhë e sipër që ai të takonte Presidentin Regan në Uashington dhe se do të ishte një nder i madh që një takim i tillë të realizohej kaq shpejt. Mahatir i bën të ditur të dërguarit se nuk kishte asnjë qëllim që të vizitonte Shtetet e Bashkuara në një kohë të afërme. “Jo! Çuditërisht, nuk e pashë më sërish ambasadorin pas kësaj”, vinte ai në dukje në kujtimet e tij me titull: “Një doktor në shtëpi” botuar vitin e kaluar. “Do të kisha shkuar” – thotë ai, “Duhet të kisha qenë një lider tjetër i Botës së Tretë që të shkoja të kërkoja ndihmë. Nuk do të shkoja ta pyesja për ndonjë gjë. Nëse nuk do të kishim para, ne thjesht do të ulnim shpenzimet tona. Doja tu tregoja kombeve të mëdha dhe të fuqishme se për sa kohë që isha i lidhur me të, Malajzia nuk shqetësohet për përmasat dhe rëndësinë e tyre. Bashkëpatrioti i tij do të tregonte se ato kishin “respekt për veten”.

 

Në lidhje me frontin ekonomik ai e manifestoi veten duke mos kërkuar të matej me ndonjë përpjekje të ndonjë ekonomie perëndimore, por në një politikë të re që në vend të kësaj merrte si shembull Japoninë. “Vështrimi drejt Lindjes” u shpall në një model tipik tregues dhe ndjekës në vitin 1982 sapo sekretari i punëve të jashtme të Britanisë Lordi Kerrington kishte mbërritur në Malajzi për të riparuar lidhjet me ish-koloninë e tij. Ky fund nuk u arrit deri në vitin në vijim teksa kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Theçer e nderoi Dr. Mahatirin me një “drekë paqeje” madhështore në rezidencën e saj zyrtare në Doëning Street. Sipas fjalëve të biografit të Dr. Mahatirit, ish-botuesit të Revistës Rruga e Murit Aziatik, (Asian Wall Street Journal) Berri Uein: “Ajo tregoi ndryshimin që mundësoi ndryshimin”.

 

Të dy shembujt tregojnë kombinimin e markës së parimeve të Mahatirit i cili këmbënguli se duhej të trajtohej me respekt dhe pragmatizëm. Për të dy rezultatet e prodhuara në rastin e mëvonshëm, ku u shfaq një qëndrim i ri nga Londra ku kontratat tregtare në Malajzi nuk merreshin nga Britania (dhe investimet britanike të cilat kërkonin marrëdhënie miqësore rifilluan) në të kaluarën dhe ku përfundimisht Mahatiri shkoi në Uashington në vitin 1984 dhe takoi radhët më të larta në Shtëpinë e Bardhë. Nga atje erdhi me një traktat sigurie nga i cili jo vetëm që përfitonin të dyja palët, por edhe e mbante të qetë duke e lejuar kështu liderin malajzian të vazhdonte të pretendonte se vendi i tij nuk ishte “I angazhuar me asnjë”. Ndonjëherë provokimet e dukshme të komenteve të Dr. Mahatirit errësonin çështjet reale.
Teksa, kryeministri Australian Bob Hauki i dënoi si “barbare” varjen në Malajzi të dy bashkëpatriotëve të tij të cilët u gjetën fajtor për trafik droge, Mahatir do tu përgjigjej shpejt. “Australianët janë pasardhësit e të dënuarve”, – tha ai. Mesazhi i tij ishte që të tregonte se askush nuk kishte të drejtë të ndërhynte për përfundimin e procesit gjyqësor në Malajzi, veçanërisht mbi bazat e superioritetit të hamendësuar. Ai mendon se “Perëndimorët i vlerësojnë të gjitha vlerat si të jenë universal dhe se vlerat e tyre janë më universalet”. Nevojitët një konceptim i ndryshëm ndaj botës dhe përgjegjësive tona të përbashkëta, argumentonte ai teksa deklaronte përpara Kombeve të Bashkuara se Antarktida duhet t’i përkasë të gjithëve dhe jo vetëm kombeve të zhvilluara që kanë pretenduar traktate më të mëdha për kontinentin. Po ashtu duke ngritur zërin gjatë luftërave pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërsa ai në mënyrë të fshehur furnizoi myslimanët boshnjakë me raketa ruse gjatë masakrave të kryera nga serbët dhe ku pjesa tjetër e kontinentit tregonte se nuk kishte oreks për t’i ndalur ato.

 

Pak politikanë kanë dalë në pah duke thumbuar me ndonjë kritikë ndaj rrënimit që ka prodhuar këmbëngulja Perëndimore, se udha e saj është e vetmja udhë. Në lidhje me demokracinë liberale, ai ka shkruar: “Evropianët po përpiqen përgjithmonë që ti përmirësojnë gjërat… Në qeverisjen e kombeve, evropianët duhet të jenë së pari entuziastë për sistemin që ato kanë në vend. Megjithatë, zhgënjimi i vendosur së largmi apo së afërmi i bëri ato që të rifillonin përpilimin e një sistemi të ri. Teksa ato adoptojnë sistemin e ri, ato do të këmbëngulin se ky është më i miri dhe më i përsosuri. Ata jo vetëm që nuk kërkojnë ta praktikojnë sistemin por do të kërkojnë që çdokush tjetër të bëj të njëjtën gjë. Aktualisht ato mendojnë se demokracia, tregu i lirë si dhe një botë pa kufi do të krijojë parajsën mbi tokë. Ata pushtojnë vende dhe vrasin popuj në mënyrë që demokracia dhe bashkëshoqëruesit e saj të pranohen nga të gjithë. Por tashmë ato po shohin shkatërrime brenda vendeve të tyre teksa tregjet e lira bëjnë kërdinë mbi financat e tyre. Në këtë kohë, ne mund të presim nga ato që të prezantojnë një sistem të ri duke ndjellë mjerim për këdo dhe çdo vend që refuzon të pranojë idenë e tyre më të fundit të ndritshme.
Pika kulmore e karrierës së Dr. Mahatirit ishte kundërshtimi i hapur i tij ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me recetat e shtrëngimeve ndaj tregut të lirë gjatë krizës financiare aziatike që filloi në vitin 1997. Ai prezantoi kontrollin e kapitaleve dhe mbajtjen e normave të ulëta të interesave duke fituar kështu admirimin e Stiglinz, i cili ishte më pas shefi ekonomik i Bankës Botërore, duke siguruar kështu që Malajzia të shpëtohej nga rrënimi ekonomik dhe papunësia e lartë që i bëri të vuajnë kombet fqinje.
Por për Dr. Mahatirin suksesi nuk ishte i vetmi shpërblim. Pasi e kushtëzon një shtet me anë të kredisë, ai besonte se “FMN pretendonte se ishte e duhura për të menaxhuar ekonominë e një vendi ashtu sikurse ajo e shihte të përshtatshme”. Sipas Dr. Mahatirit ai ruajti gjithashtu pavarësinë e vendit të tij. Pika më e ulët, apo më e pakta në aspektin e marrëdhënieve me publikun erdhi vetëm pak nga dorëheqja e tij si kryeministër në vitin 2003, teksa i drejtohej 56 kombeve të Organizatës së Konferencës Islamike me vëzhgimin gjithëpërfshirës se “sot hebrenjtë sundojnë botën me forcë. Ato i marrin të tjerët të luftojnë dhe të vdesin për ta”.

 

Nuk kishte rëndësi se Dr. Mahatiri ishte ashtu sikurse gjithmonë, pragmatist më shumë sesa ideologjik dhe as se pjesa më e madhe e adresimit të tij lidhej me dënimin e myslimanëve të cilët ishin të merakosur me çështje të vogla të tilla si “pantallonat e ngushta dhe qeleshet Islame”, ku në vend të kësaj urdhëroi dëgjuesit se detyra e tyre ishte të “Çprovonin perceptimin ndaj Islamit si një fe e prapambetjes dhe terrorit ” dhe urdhëroi ato që “të fitonin mendjet dhe zemrat”.
Fjalimi u përshëndet me ovacione në këmbë dhe Presidenti afgan Hamid Karzai ishte mes tyre që e vlerësoi atë edhe më pas. “Dr. Mahatir foli për pengesat brenda botës islame dhe këto pengesa duhet të largohen tutje, unë jam plotësisht dakord me këtë”, – u shpreh ai. Megjithatë, në kryeqytetet perëndimore, ai fitoi kritika dhe akuza për antisemitizëm. Këtë ai e ka mohuar gjithmonë: “Unë kam miq që janë çifut”, me tha ai mua dhe aty përfshihen edhe financierë si Xhorxh Soros, përpos faktit se gjatë krizës aziatike e quajti atë në mënyrë poshtëruese një “hajvan”.
Biografia e Beri Uainit, Rebeli Malajzian, është shpesh mospërfillëse. “Përmbledhja e të gjitha gjërave të këqija që kam bërë gjatë 22 viteve, pra, asgjë e mirë në tërësi” ashtu sikurse Dr. Mahatiri më tha mua. Por Uain e pastron atë nga ndonjë akuzë antisemitizmi. “Pothuajse asnjë që e njeh mirë atë apo e ka vëzhguar në afërsi të ngushtë gjatë ndonjë periudhe kohore, nuk ka pohuar se ka qenë antisemit”. Disa nuk mund të binden kurrë për këtë dhe është e sigurt që do ta portretizojnë ashtu sikurse shumë ndaj goditësve kundra tij ndoshta edhe kur do të shkruhet lajmërimi nekrologjik. Vitet e të folurit rreth “mendjes së tij” kanë vendosur një tarifë në lidhje me namin e tij në Evropë dhe në Amerikën e Veriut, ku mprehtësia e fjalëve të tij më shumë janë arritje të konsiderueshme dhe që kanë krijuar një mbresë të përbashkët për të. Të tjerët do të pajtohen me këndvështrimin e Nelson Mandelës: “Kryeministri juaj është një burrë shumë i gjatë” – i tha njëherë akademikut malajzian Lim Kok Uing. “Në të vërtetë jo” – replikoi Limi, i cili pohoi se Dr. Mahatir është më i shkurtër në lidhje me statusin e tij fizik. “Dua të them që kryeministri juaj është një udhëheqës shumë i lartë” – tha Mandela. Kjo është ajo se si ai do të mbahet mend në vendet në zhvillim – si një burrë që guxoi të ngrihej për një vizion të ndryshëm dhe lokal në lidhje me atë se si mund të jetë një botë e globalizuar. Edhe nëse kjo do të thotë se ai në mënyrë të vazhdueshme do të duhet ti thotë ‘jo” perëndimit. Ky pra është ai.

Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit