0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Burrat qajnë!” Historia e një fotoje nga lufta në Kosovë

Më të lexuarat

Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan, i cili realizoi shumë prej fotografive të rëndësishme të pamjeve nga lufta në Kosovë.

Por një prej tyre, më shumë se të gjitha i preku zemrat e njerëzve.

Një pikëllim i tillë duket ka lënë gjurmë të thella edhe mbi autorin e fotos, të cilin dëshpërimi i këtij babai e ka përndjekur për një kohë të gjatë.

Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie, thotë koha.net.

Një burrë nga qyteti i Mitrovicës që sapo ishte liruar nga një burg serb dhe ishte detyruar të kalonte kufirin në Shqipëri. Momenti prekës e tregon duke nxjerrë fotografitë e dy fëmijëve të tij që mendonte se ishin vrarë nga serbët.

Kjo megjithatë, ishte një histori me fund të lumtur. Pas kthimit në Kosovë, ai pa se familja e tij ishte gjallë dhe e sigurt.

Në një artikull të Newsweek, Turnley tregoi se i ishte afruar Mustafait, pasi i kishte rënë në sy si një burrë i madh dhe i fortë, por që fshihte brenda vetes shumë pikëllim.

“Ai duke qarë nxori kuletën dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe një vajze të mrekullueshme”, ka qenë komenti i fotografit.

Përpara dy dekadash, kjo foto qëndroi në kopertinën e Newsweek International dhe vazhdon të mbetet po aq e fuqishme akoma edhe sot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit