-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Burgim i përjetshëm për liderin e opozitës në Bangladesh

Më të lexuarat

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Bangladesh është dënuar me burgim të përjetshëm,  nën akuzat kinse për krime lufte gjatë luftës së vendit për pavarësi nga Pakistani.

Abdul Quader Mollah, lideri i partisë islamike Jamaat-e-Islami, është dënuar sot në Daka, nga një gjykatë speciale për krime lufte.

Vetë Mollah i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa partia e tij ka thënë se gjykimi është i motivuar politikisht.

Jamaat-e-Islami ka kundërshtuar pavarësinë dhe është akuzuar për bashkëpunim me forcat pakistaneze, gjatë konfliktit të vitit 1971, i cili ka lënë rreth 3 milionë njerëz të vrarë.

Muajin e kaluar, një ish-lider i partisë është dënuar në mungesë me vdekje, nën akuzat për gjenocid./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit