1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bunkerët – Të ripërdoren, zhduken apo të mbesin testament i komunizmit

Më të lexuarat

Guardian: Bunkerët – Të ripërdoren, zhduken apo të mbesin testament i komunizmit

Për disa, ata janë një shëmti, kujtim i së kaluarës paranojake të Shqipërisë, zhdukja e të cilëve duhet te lejohet pa dhembje. Për të tjerët, bunkerët e betonit të periudhës komuniste të shtetit të vogël të Adriatikut janë një pjesë e trashëgimisë kulturore që nuk duhet humbur, shkruan në numrin e sotëm, e përditshmja britanike, The Guardian.

Disa dekada, pas zenitit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha, bunkerët po zhduken shpejt.

Njëherë e një kohë ka pasur pothuajse gjysmë milioni bunkerë, të ndërtuar për ta mbrojtur shtetin e izoluar komunist nga “imperializmi dhe revizionizmi”. Tani shumica janë zhdukur, vë në pah gazeta.

Por, disa janë të vendosur për të shpëtuar çuditë arkitektonike, me një gamë të zgjidhjeve kreative për ripërdorimin e tyre.

Në Lezhë, 30 kilometra në veri të Tiranës, një ndërmarrje e përbashkët turistike gjermano-shqiptare është në procesin e transformimit të një bunkeri në një hostel të thjeshtë.

“Tirana Ekspres”, një qendër e artit afër stacionit të rrënuar të trenit në kryeqytet, ka ngritur një skenë mbi tri koka bunkerësh.

Keq Marku Djetroshani, një artist tatuazhi, ka gjetur një ide më të mirë, duke e transformuar një nga bunkerët e panumërt, të ndërtuar përgjatë kufirit me Malin e Zi, në një sallon tatuazhi.

Një libër i ri, që paraqet udhëzimet hap-pas-hapi për konvertimin e bunkerëve të braktisur në çdo gjë, duke u nisur nga hostelet e tualetet, e deri te kafenetë dhe dyqanet e suvenireve, është vlerësuar në Bienalen e Venedikut, ku është paraqitur së fundi.

Elian Stefa, një nga autorët e “Concrete Mushrooms”, vlerëson koston e ripërdorimit të një bunkeri për fushuesit për vetëm 150 euro.

“Potenciali është i madh, veçanërisht për turizmin,” tha ai.

Dilema – për të shkatërruar ose ridisejnuar ata i ndan shqiptarët, shkruan Guardian.

“Përpara ka pasur bunkerë në çdo qytet, në çdo lagje, por shumica tani më nuk janë, “ thotë gazetari shqiptar Llazar Semini.

“Ata (qeveria shqiptare) kanë mbyllur njërin sy e vesh dhe i lënë njerëzit që t’i shkatërrojnë ata ngadalë. Shumica e njerëzve janë të lumtur që ata të zhduken”, ka thënë Semini pë Guardian.

Strategjia e “bunkerizimit” të Shqipërisë është rritur në mes të viteve të ’70-ta, kur Hoxha, të cilit po i rritej paranoja, egërsoi lidhjet me Moskën, pas reformave të Nikita Hrushovit. Ai i frikësohej sulmeve të Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, sikurse edhe “Perëndimit imperialist”.

Edhe pse bunkerët ishin zyrtarisht në kompetencë të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, fermerët thjesht i gërmuan ata. Kohët e fundit, shqiptarët e varfër po i hedhin ata në erë për ta marrë çelikun e tyre, që zakonisht ka vlerë prej rreth 100-150 funta, për një bunker të madh që i zë rreth 10 persona, thekson gazeta britanike.

“Teknologjia për shkatërrimin e bunkerëve po përhapet me shpejtësi”, thotë Dorian Matlija, një avokat i cili ka mbrojtur një numër të shqiptarëve të akuzuar për hedhjen në erë të bunkerëve.

Ndërsa shumë persona, kryesisht shqiptarë të moshuar, nuk brengosen në lidhje me zhdukjen graduale të përkujtuesve të regjimit brutal dhe shumë të militarizuar, të tjerët besojnë se bunkerët në formë të banesave eskimeze dhe strehimoret nëntokësore duhet të ruhen,

“Ata janë një testament për të kaluarën e Shqipërisë. Ata duhet të jenë të mbrojtur si monumente kulturore. Nuk mund të shkatërrohen ata,” thotë Fatos Lubonja, shkrimtari shqiptar, i cili nën komunistët kaloi 17 vjet në burg./guardian/rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit