Bullgaria i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vendosin në territorin e saj një kontigjent të përhershëm ushtarak. Për këtë njofton gazeta bullgare “Trud” me referim te një burim në udhëheqjen ushtarake të vendit.
Sipas të dhënave të botimit, propozimi është bërë nga Ministri i Mbrojtjes Anju Angelov gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndërmarrë në fillim të dhjetorit. Autoritetet bullgare shpresojnë që dislokimi i kontigjentit amerikan të forcojë sigurinë në rajon dhe të lejojë ushtrinë bullgare të fitojë përvojë nga ushtarët amerikanë. Bisedimet kishin natyrë paraprake, ende nuk është nënshkruar asnjë dokument zyrtar.