1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bullgaria akuzon Hizbullahun për sulmin e vitit të kaluar

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë ka akuzuar grupin militant libanez të Hizbullahut për shpërthimin e bombës në një autobus gjatë korrikut të vitit të kaluar ku u vranë pesë qytetar izraelitë dhe shoferi i autobusit.

Cvetan Cvetanov ka thënë se në sulmin që kishte ndodhur në qytetin turistik të Bullgarisë, Burgas, janë të përfshirë tre persona, njëri prej të cilëve ka pasaportë kanadaze kurse një tjetër australiane. Cvetanov tha se “kanë konstatuar se dy nga sulmuesit janë anëtarë të krahut militant të Hizballahut” dhe ka shtuar se janë gjetur prova të lidhjeve financiare mes dy të dyshuarve dhe Hezbollahut.

Izraeli ka fajësuar Hizbollahun dhe Iranin për sulmin. Ndërkohë që, Irani kishte mohuar akuzat e bëra nga zyrtarë të Izraelit, ndërsa Hizbollah nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit