Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës i ka uruar mirëseardhje zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi, duke e çmuar lartë sjelljen e tij me organet e drejtësisë.
Bukoshi është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion para disa ditëve nga një trup gjykues i EULEX-it, që ishte pjesë e një procesi të njohur si rasti Tolaj dhe të tjerët.
Derisa Bukoshi ishte shpallur i pafajshëm, Ilir Tolaj është dënuar me 18 muaj burg për veprat penale, nxitje për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shmangie të deklarimeve të të ardhurave nga jashtë.
Fajtor janë shpallur edhe Hajrullah Fejza e Arbenita Pajazitaj.kohaislame