-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Brukseli “shuplakë” Kosovës

Më të lexuarat

Dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian hairin ia pa vetëm Serbia, pasi që u shpërblye me nisjen e negociatave për anëtarësim, përderisa pala kosovare mbeti me “gishta në gojë”.
Madje për shumë analistë, bisedimet ne Bruksel kanë qenë të koordinuara për ta përmbushur agjendën e Beogradit në rrugën drejt BE-së, por jo edhe të Prishtinës.

Megjithatë ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, nuk pajtohet me vlerësimet e analistëve. Ajo ka deklaruar për “Zërin” se gjatë procesit të bisedimeve me Serbinë, Kosova i ka shërbyer vetes në procesin e integrimeve evropiane.

“Kosova i ka përmbushur obligimet e veta karshi Bashkimit Evropian dhe ju e dini që fqinjësia e mirë është një ndër parimet themelore të kritereve politike. Duke u përfshirë në këtë proces ne vetëm i kemi kryer detyrimet tona karshi Bashkimit Evropian dhe karshi integrimeve euroatlantike”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka shtuar se pas marrëveshjes së 19 prillit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendi është në përmbyllje të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

“Sigurisht që marrëveshja për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë ka prodhuar momentum politik brenda vendeve të Bashkimit Evropian për të dyja vendet. Ndërkohë që ne jemi në një fazë finale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, që siç u konfirmua edhe dje pritet të përmbyllet në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka përfunduar Çitaku.

Serbia, përfituesja më e madhe

Ndërsa kryetari i deritanishëm i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lufti Haziri, ka thënë për “Zërin” se nga negociatat u ka ndihmuar të dyja vendeve në ecjen përpara në procesin e integrimeve evropiane.

“Natyrisht që ky proces e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë Serbinë që të ecë përpara, por në anën tjetër e ka ndihmuar edhe Kosovën që të marrë studimin e fizibilitetit, rekomandimet për fillimin e negociatave për MSA-në”, ka thënë Haziri.

Megjithatë, sipas tij, nga negociatat, në aspektin e integrimeve evropiane përfituese më e madhe ka qenë Serbia. /Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit