1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Britanikët dhe amerikanët përgjonin BE-në, Izraelin, Gjermaninë, korporatat, humanitarët…

Më të lexuarat

Agjencitë e zbulimit nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, kanë spiunuar zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, ndërtesën e qeverisë gjermane dhe zyrën e kryeministrit izraelit, thuhet në një dokument që publikoi sot ish anëtari i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-ve (NSA), Edward Snowden.

Në mesin e caqeve tjera, që nga viti 2008 e deri më 2011, ishin kompanitë e huaja të energjisë dhe organizatat bamirëse, raporton The Guardian dhe New York Times, duke cituar dokumentet sekrete.

LEXO PO ASHTU: NSA ka përgjuar 35 liderë botërorë

Snowden – që është aktualisht në Rusi, ku i është dhënë azili i përkohshëm – vuri në pah mbikëqyrjen e gjerë që bëjnë NSA dhe agjencia britanike GCHQ.

LEXO PO ASHTU: Ish-shefi i sigurisë në Facebook, punon për NSA-në

Gazetat shkruajnë se në janar 2009, GCHQ ka monitoruar email adresën e ish kryeministrit izraelit, Ehud Olmert. Spiunët kanë kontrolluar po ashtu adresat e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Ehud Barak, dhe të shefit të stafit të tij, Yoni Koren.

LEXO PO ASHTU: Përmasat e “vjedhjes” së Snowdenit, ndoshta kurrë nuk do të dihen

Objektivat tjera ishin UNICEF-i, organizata franceze “Medecins du Monde”, kompania franceze e naftës “Total”, dhe industria franceze e mbrojtjes, “Thales Group” .

LEXO PO ASHTU: Për vite të tëra ndërtoi ushtrinë sekrete, tash është gati për “hapjen e Ferrit”

Në dokumentet e GCHQ-së shfaqet Joaquin Almunia, komisioneri evropian për Konkurrencën, i cili mbikëqyrë hetimet e monopolit dhe ishte i përfshirë në rastin e Google-t.

LEXO PO ASHTU: Britania sundon me internetin, Britania sundon me botën!

Zëdhënësja e NSA-së tha agjencia nuk e ka përdorur spiunazhin për të ndihmuar kompanitë në Shtetet e Bashkuara. Komisioni Evropian, megjithatë, tha se do të ishte “e papranueshme” në qoftë se është e vërtetë se është spiunuar një nga zyrtarët e tij të lartë.

LEXO PO ASHTU: Britanikët kishin program për të spiunuar diplomatët

Guardian ka shkruan se GHCQ ka spiunuar ndërtesat e qeverisë gjermane në Berlin. Ky lajm nuk është fare i mirë, kur dihet se kryeministri britanik, David Cameron, ka nënshkruar deklaratën e BE-së në të cilën akuzohet NSA për spiunimin e kancelares gjermane Angela Merkel.

LEXO PO ASHTU: Qyteti i përgjuar

Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme gjermane tha se ministria e tij është duke hetuar këto raportime. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit