-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Britania refuzon t’i pranojë refugjatët sirianë

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara e kanë klasifikuar gjendjen e refugjatëve sirianë si më të rëndën, që prej gjenocidit në Ruandë, dhjetë vite më parë.

Ata e krahasuan atë me pasojat e luftës dhe dhunës sektare në Irak dhe luftat që kishin ardhur nga shpërbërja e Jugosllavisë.
Tani, rreth 2.3 milion refugjatë janë regjistruar jashtë vendit, më shumë se gjysma prej tyre fëmijë. Përderisa 16 vende europiane i janë bashkuar Suedisë dhe u zotuan se do të lejojnë sirianët të strehohen brenda kufijve të tyre, Britania në kohët e fundit ka deklaruar se nuk do të ndjekë këtë shembull. Vendimi i tyre shkon në kundërshtim me një apel të bërë nga Kombet e Bashkuara, e cila u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë deri në 30.000 sirianë, deri në fund të vitit 2014.

Si alternativë, qeveria britanike i ka ofruar miliona në ndihmë për vendet përreth. Një zëdhënës i qeverisë për Middle East Monitor, tha: “Britania e Madhe nuk ka në plan të rivendosë ose të ofrojë mbrojtje të përkohshme për sirianët. Në vend të kësaj, ne jemi duke dhënë ndihmë sa më shumë që është e mundur për njerëzit në rajon. Ne jemi një nga donatorët më të lartë ndërkombëtar, në përpjekje për të ndihmuar sirianët , 500 milionë funta janë premtuar, janë shumë më shumë se çdo shtet tjetër anëtar i BE-së të ketë ofruar. “

Ndërsa, laburistët kanë thënë se Britania do të duhej të pranojë nga 400 deri në 500 refugjatë, përfshirë gratë që janë në rrezik të lartë, viktimat e torturës dhe ata që kanë të afërm në Britani.
Kjo do të ishte shumë pak nga ajo që Britania do të mund të bëjë për të ndihmuar njerëzit që po ikin nga një regjim, që ua ka marrë jetën mijëra e mijëra njerëzve./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit