9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Britania nuk pranon zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Kuds”

Më të lexuarat

Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, tha se Britania e Madhe nuk pranon zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Kuds.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas dhe sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, kanë realizuar një bisedë telefonike.

Duke theksuar se shteti i tij nuk pranon zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve, Johnson ka reaguar edhe për viktimat civile që humbën jetën në Gaza. Ai po ashtu theksoi se janë të gatshëm për të ndihmuar në arritjen e paqes.

Presidenti i Palestinës, Abbas, tha se është i kënaqur me qëndrimin e Britanisë së Madhe dhe ka shtuar se Palestina është për sigurimin e procesit të paqes e bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar.

Abbas po ashtu ka ritheksuar se tanimë nuk mund të pranohet që SHBA-ja të jetë ndërmjetësues i vetëm në mes të Izraelit dhe Palestinës, pas largimit të dosjeve të Kudsit dhe të refugjatëve nga tryeza e negociatave. Ai tha se tani për ofrimin e paqes kërkojnë një mekanizëm ndërkombëtar.

Ushtarët izraelitë vranë 62 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe)./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit