Britania me qëllim përkujtimin e boshnjakëve të masakruar në Srebrenicë nga serbët gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë është duke përgatitur projekt-rezolutën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) nga Misioni i Përhershëm i OKB-së në Britani theksohet se projekt-rezoluta e përgatitur me rastin e përkujtimit të 20 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës është ende në fazën e shkrimit të saj dhe nuk i është shpërndarë anëtarëve të këshillit.
Në deklaratën ku theksohet se ende është duke u formuluar përmbajtja e projekt-rezolutës thuhet se: “Me projekt-rezolutën në përgjithësi me përkujtimin e viktimave të gjenocidit të Srerbrenicës dhe të gjithë atyre që kanë vuajtur në luftë synohet promovimi i solidaritetit për një të ardhme më të ndritshme në Bosnje Hercegovinë”.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se me projekt-rezolutën dëshirohet që komuniteti ndërkombëtarë të nxjerrë mësime në “Një nga momentet më të errëta në historinë e OKB-së” dhe konfirmimin e angazhimit për parandalimin e gjenocideve, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.
-Çfarë ndodhi në Srebrenicë?-
Gjatë luftës së Bosnjës, Srebrenica e cila u shpall zonë e sigurtë nga OKB më 11 korrik 1995 u pushtua nga trupat serbe nën operimin e Ratko Mlladiç.
8 mijë e 372 persona nga radhët e boshnjakët të cilët u transportuan me autobusë dhe kamionë për tu u dërguar në rajone të pyllëzuara, fabrika, depo, u masakruan në këto vende. Trupat e viktimave të masakruar u varrosën në varrë masive të ndryshme.
Ndërsa edhe sot nuk janë gjetur trupat e një pjese të tyre të cilët u masakruan në gjenocid.