1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

BRITANIA LEJON KONCEPTIMIN E FOSHNJAVE NGA ADN E TRE PERSONAVE

Më të lexuarat

Londër, 26 shkurt – Britania e Madhe u bë vendi i parë i cili miratoi ligjin që lejon konceptimin e foshnjave nga tre persona.
 
Dhoma e lartë e Parlamentit Britanik dydhomësh, me shumicë prej 280 deputetëve miratoi projekt-ligjin që lejon konceptimin e foshnjave nga tre mostra të ndryshme të ADN-së.
 
Anëtarët e Dhomës së Ulët të Parlamentit Britanik në fillim të shkurtit gjithashtu votuan këtë ligj.
 
Kjo pengon transmetimin e sëmundjeve vdekjeprurëse të cilat janë transmetuar me anë të mitokondreve nga nëna tek foshnja. BBC shkruan se kjo metodë do të ndihmojë 150 çifte në vit në Britani.
 
Megjithatë, propozimi ka ndezur debat të madh, ndërsa Kisha ka ftuar deputetët të votojnë kundër këtij propozimi, dhe për të hequr atë nga rendi i ditës.
 
Teknika e propozuar do të përdorë një version të modifikuar të fekondimit të ndihmuar (IVF) që kombinon tri mostra të ADN-së, me mitokondre të grave të shëndetshme donatore. Foshnja do të lindë me gjene të shëndetshme dhe do t’i kalojë ato tek fëmijët e tij.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit