-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Britania i sugjeron Kosovës strategji për veriun

Më të lexuarat

Britania e Madhe ka përsëritur mbështetjen për pavarësinë dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Ky qëndrim u artikulua nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, John Bercow gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe delegacioni që e shoqëron atë në Londër.
Krasniqi është takuar edhe me ministrin për Evropë, David Lidington, ku sipas një njoftimi për media të kabinetit të tij, Krasniqi ka bërë një pasqyrim të zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe të të arriturave të saj.

“Në Evropë deri tash është folur për perspektivën evropiane të Kosovës, ndërsa tash është hyrë në veprime konkrete dhe këtë e konsiderojmë një sukses të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve, që kanë punuar dhe po punojnë me përkushtim për ta çuar Kosovën drejt BE-së”, citohet te ketë thënë Krasniqi, transmeton REL.

Duke folur për raportet me Serbinë, Krasniqi tha se dialogu është vlerë evropiane dhe Kosova e ka pranuar atë, për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, megjithëse, siç tha ai, kjo e fundit nuk ka treguar vullnet për të zbatuar marrëveshjet e deritashme.

“Serbia e ka penguar dhe po e pengon Kosovën në rrugën e integrimit evropian, por ajo po e pengon edhe veten e saj”, u shpreh kryeparlamentari Krasniqi.

Ministri Lidington, ndërkaq, konfirmoi edhe njëherë përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për proceset e integrimit evropian të Kosovës, duke shtuar se tashmë Kosova ka hyrë në një kapitull të ri dhe shumë shpresues për marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.

Ai tha se në këtë proces, Kosova do të trajtohet sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ministri shfaqi mendimin që Kosova të ndërmarrë një fushatë njoftuese për serbët e Kosovës dhe të përgatisë një strategji të veçantë për veriun e vendit, duke ofruar për këtë ndihmën e qeverisë së tij. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit