Gjatë ditëve të fundit retorika antievropiane e qeverisë britanike është bërë gjithnjë e më e kumbuese. Si do të ndikojë kjo sjellje në pozicionin e vendit brenda BE-së?
Toni britanik në drejtim të BE-së po bëhet më buçitës: Nën trysninë në rritje të forcave me drejtim të djathtë brenda partisë së tij, kryeministri britanik David Cameron ka sinjalizuar sërish se dëshiron të zhvillojë një referendum mbi lidhjet e vendit të tij me Bashkimin Evropian.
Nuk bëhet fjalë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, por sipas Cameronit, Bashkimi Evropian i fut shumë hundët në çështje kombëtare dhe të shoqërisë civile.
David Cameron
Euroskeptikët britanikë shohin në këtë referendum një shans që pushteti i dorëzuar Brukselit të rifitohet (duke u çliruar me aftësi nga detyrimet financiare që mund të shkojnë tok me krizën e euros).
Gjatë kongresit të Partisë së tij Konservatore javën e kaluar dhe në një intervistë për BBC-në Cameron kërcënoi me bllokimin e negociatave për buxhetin me BE-në, në rast se shtetet e tjera të BE-së nuk e miratojnë “kontrollin e përshtatshëm të shpenzimeve” (pra kur shpenzimet rriten tepër).
Ai foli gjithashtu edhe për atë që në të ardhmen lipsen dy buxhete, një për vendet e eurozonës dhe një për shtete, të cilat nuk janë në eurozonë (si Britania e Madhe).
Tani vëzhguesit pyesin veten nëse fjalë të tilla mund t’i fyejnë shtete të tjera anëtare (për shembull në samitin e BE-së më 18 dhe 19 tetor). Atje do të diskutohen para së gjithash propozime për një bashkim financiar.
Qejfprishje në Bruksel
Londra
“Mbizotëron përshtypja se Britania e Madhe kërkon të qëndrojë jashtë zhvillimeve brenda eurozonës dhe se ajo është për më shumë integrim vetëm për sa kohë ky nuk prek atë vetë”, thotë Vivien Pertusot, drejtori i Institutit Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IFRI) në Bruksel.
Kjo mund të shkaktojë zemërim (për shembull në anën franceze, paçka se marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Francës nën drejtimin e François Hollande-s kanë qenë deri tani “miqësore”), thotë Pertusotit. Kritikuesit paralajmërojnë se Britania e Madhe mund ta nxjerrë veten në pozicion jashtë loje në diskutimet mbi të ardhmen e BE-së.
Marco Incerti i Qendrës për Studime Politike Evropiane (CEPS) beson se vërejtjet e Cameronit gati nuk befasojnë askënd në Bruksel. “Në Bruksel nuk ka shpërthyer papritur paniku. Hallet ekzistojnë atje prej një kohe të gjatë”, thotë Incerti në bisedë me Deutsche Welle-n. Dhe ato po shtohen, sa më shumë zgjerohet distanca e ndjerë midis Londrës dhe Brukselit, shton ai.
Takimet e Cameronit në Bruksel
Por James Elles, anëtar i Partisë Konservatore dhe për shumë vite deputet në Parlamentin Evropian der Konservativen Partei, tërheq vëmendjen për faktin që Cameroni i ka bërë vërejtjet e tij në kongresin e konservatorëve (në të cilin një pjesë e konsiderueshme e delegatëve ka më shumë qëndrim armiqësor kundrejt BE-së).
“Unë besoj se shumica e njerëzve e kuptojnë që Cameroni ka folur me këtë gjuhë për të qetësuar partinë e vet”, thotë Elles në bisedë me Deutsche Welle-n.kohaislame