0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Britania e Madhe do të shndërrojë plastikën në hidrogjen

Më të lexuarat

Kompania për pëpunimin e mbeturinave Peel Environmental dhe furnizuesi me energji nga mbeturinat Waste2Tricity, po bashkojnë forcat në projektin e parë në Britani të Madhe me të cilin plastikën do ta shndërrojnë në hidrogjen.

Peel Environmental bën të ditur se dy kompanitë në fjalë po planifikojnë një investim prej 7 milionë sterlina me të cilin do të ndërtojnë një uzinë në Cheshire, ku plastika e pariciklueshme do të shndërrohet në hidrogjen.

Hidrogjeni i liruar do të përdoret si karburant për autobusët dhe kamionët në rajon, ndërsa më vonë do të përdoret edhe për automjetet me hidrogjen, me çka në masë të madhe do të ndihmohet reduktimi i ndotjes së ajrit.

“Duke vënë në përdorim një teknologji të avancuar të trajtimit termik, fabrika do të mund të përpunojë deri në 25 ton mbeturina plastikë në ditë”, tha kompania.

Përveç prodhimit të hidrogjenit të decentralizuar, uzina do të prodhojë edhe energji elektrike, e cila do të mund të përdoret nga bizneset lokale./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit