0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Britani: Laicizmi e tejkalon krishterimin, por islami dhe hinduizmi shënojnë rritje

Më të lexuarat

Britania ka arritur një nivel të ri të laicizmit, pasi që gati gjysma e britanikëve tash e identifikojnë veten si jo fetar, sipas një studimi.

Sipas studimit “No Religion Population of Britain” nga Stephen Bullivant, profesor i teologjisë dhe sociologjisë së fesë në universitetin “St Mary” në Tëickenham, njerëzit jo fetarë tani e përbëjnë 28.6 për qind të popullsisë së Britanisë së Madhe, transmeton Express.

Edhe pse ekziston një trend i përgjithshëm drejt laicizmit në Britani, studimi tregon edhe për një një numër rekord njerëz nga besimi jo krishterë, si islami dhe hinduizmi.

Numri i qytetarëve britanikë që e identifikojnë veten si të krishterë ka rënë nga 55 për qind në 43 për qind nga viti 1983 deri në vitin 2015. Ndërsa numri i myslimanëve dhe besimtarëve hindu është katërfishuar.

“Ngritja e jo fetarëve është mbase tregim i historisë fetare të Britanisë për gjatë gjysmë këtij shekulli,” ka thënë Bullivant.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit