-4.2 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

BRIKS-ët janë në një nivel me veten

Më të lexuarat

Nga: Autori: ANTOINE VAN AGTMAEL

BRIKS-ët janë në një nivel me veten

PPB-ja (prodhimi i përgjithshëm bruto) e tyre së bashku, është afërsisht e barabartë me Shtetet e Bashkuara. Por a janë ato vërtet e ardhmja e ekonomisë botërore?
Nuk ka dyshim se BRIKS-ët- Brazili, Rusia, India, Kina dhe anëtari më i ri i grupit, Afrika e Jugut, janë të mëdhenj. Ata janë me rëndësi. Në aspektin e popullsisë, masës tokësore dhe madhësisë ekonomike, dimensionet e tyre reale janë mbresëlënëse dhe qëndrojnë qartësisht mbi të dhënat e vendeve të tjera. Së bashku ato përbëjnë 40 % të popullsisë së botës, 25 % të masës tokësore të botës dhe rreth 20 % të PPB-se globale. Ato tashmë kontrollojnë 43 % të rezervave të shkëmbimeve valutore të huaja dhe aksionet e tyre mbetet në rritje.
Xhim O’Nill i Goldman Saçs vuri në qendër të vëmendjes rritjen  e hershme të këtyre katër fuqive të reja ekonomike duke i vendosur emrin BRIK, në vitin 2001 kur rritja e tyre  kolektive filloi të arrinte majat.
 Por në të vërtetë suksesi i tyre ekonomik ka qenë produkt i një kohe të gjatë. Njëzetë vite më parë, kur unë isha në Korporatën e Financës Ndërkombëtare të Bankës Botërore, ne po identifikonim mundësitë e rivlerësimit të këtyre vendeve, të cilat pavarësisht potencialeve gjigande ekonomike, gjendeshin ende të mbledhura së bashku përjetësisht në shportën e rasteve të “vendeve të pazhvilluara” dhe të mbërthyera në “Botën e Tretë”.
 
Në atë kohë, tregjet e aksioneve të Botës së Tretë, edhe pse ato kishin filluar të rriteshin, ishin thjesht jashtë radarit të ekranit të shumicës së investitorëve ndërkombëtarë. Unë u vura atyre emrin, “tregje në rritje”. Investitorët lokalë ishin tashmë mjaft aktivë në Malajzi, Tailandë, Korenë e Jugut, Tajvan, Meksikë dhe gjetkë, ashtu sikurse edhe kompanitë vendase u bënë më të mëdha dhe më konkurruese në eksport, teksa rregullat e tregut u bënë më të sofistikuara. Por deri kur KFN, ndërtoi bazën e saj të dhënave për tregjet në rritje dhe indeksin në vitin 1981, nuk kishte asnjë mënyrë për të matur performancën e aksioneve për një grup përfaqësues të këtyre tregjeve, një disavantazh i paaftësisë teksa pirgjet e indekseve ndërkombëtare, po anonin në favor të vendeve të zhvilluara si Gjermania, Japonia dhe Australia. Kjo metodë e re kërkimore mbi tregjet dhe kompanitë, i pajisi investitorët me besimin për të hedhur fonde të larmishme në tregjet në rritje, duke pasuar kështu suksesin e fondeve individuale të vendeve, në tregje të tilla si Meksika dhe Koreja e Jugut.
BRIK-ët megjithatë, morën shumë kohë për të qenë gati për momentin e duhur. Deri në fillim të viteve 1990, Rusia ishte ende pas Perdes së Hekurt, Kina po shërohej nga Revolucioni Kulturor dhe trazirat në sheshin Tianmen. India mbeti një makth burokratik dhe Brazili përjetoi periudha të shkurta hiperinflacioni të kombinuara me një dekadë të një rritjeje ekonomike të munguar.
Këto vende ishin ngatërruar për një kohë të gjatë jashtë tregut të ekonomisë globale, politikat e tyre ekonomike ishin shpesh herë asgjë më shumë se shkatërruese dhe bursat e tyre ishin inekzistente, burokratike dhe tejet të ndryshueshme.
Secila duhej të përjetonte thellësisht, kriza kërcënuese për jetën që mund ti katapultonin ato në udhë të ndryshme të zhvillimit. Vetëm pasi ata e bënë, prekën potencialin e tyre të madh ekonomik. PPB-ja e tyre totale, prej afro 14 bilion $ tani është pothuajse e barabartë me atë të Shteteve të Bashkuara, dhe është edhe më e madhe mbi bazat e fuqisë blerëse. Këtu është problem, nëse pyesim rreth çështjes së BRIK-ëve. Madhësia nuk është e njëjtë me kohezionin. BRIK-ët janë pjesë e G-20, por nuk janë një bllok apo njësi  fuqie brenda ose  jashtë tij.
 Asnjëri nuk është pranuar plotësisht si  “lideri”, as edhe brenda rajonit të tij. Rritja e Kinës nuk durohet në Japoni dhe shihet me mosbesim anembanë Azisë. India dhe Kina e shohin njëra tjetrën me xhelozi. Brazili është furnizuesi kryesor i artikujve të përdorimit të gjerë në Kinë dhe është mbështetur mbi të për zhvillimin e tij ekonomik, por të dyja fuqitë konkurrojnë për burime në Afrikë. Rusia dhe Kina mund të kenë gjetur një kauzë të përbashkët në Siri, por ato ndeshen tjetërkund. Edhe pse tregtia midis vendeve të BRIK, po rritet me shpejtësi, vendet ende nuk kanë firmosur një marrëveshje të tregtisë së lirë midis tyre. Madje edhe Afrika e Jugut e cila u bashkua formalisht në  këtë grupim politik humbësish në vitin 2010.  Por të qenit anëtar i BRIK nuk të bën të barabartë: Afrika e Jugut nuk ka popullsinë, rritjen apo potencialin afatgjatë ekonomik të katër të tjerëve.
Indonezia, Meksika dhe Turqia mund të jenë kandidatët e tjerë logjikë, apo Koreja e Jugut dhe Tajvani, lidhur me këtë çështje që kanë PPB të krahasueshme, por kanë popullsi më të vogla se BRIK-ët realë.
BRIKS-ët janë gjithashtu asgjëkund lidhur me kohezionin ekonomik. Rusia dhe Brazili janë shumë përpara në të ardhurat për frymë, duke e sfiduar Kinën dhe Indinë me një shumë të madhe- afërsisht 13 000$ krahasuar me Kinën me 5414 $ dhe Indinë me 1389 $ sipas të dhënave të vitit 2011 nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjithashtu edhe trajektoret e rritjes së tyre kanë qenë shumë të ndryshme. Ajo çka është më e rëndësishmja, BRIK-ët përballen me një konkurrencë nga fuqi në rritje nga vendet e tjera, të botës në zhvillim.
Ndërsa Kina dhe India duket se kanë një avantazh konkurrues si pasojë e kostos së ulët të punës, vende si Meksika dhe Tajlanda janë tani mbrapa në hartën e konkurrencës. Dhe teksa rritja ekonomike tek BRIK-ët duket se po ngadalësohet, shumë vende afrikane po thithin më shumë investitorë të huaj, mund të jenë më të qëndrueshëm politikisht dhe janë dukë lëvizur më shpejtësi nga rritja e ngadaltë apo mos-rritja, drejt ekonomive shumë më të fuqishme.
 
Marre nga: Foreign Policy
 
 
Përktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit