1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Breshër vrasës në Kinë, 37 të vdekur dhe 20 të zhdukur(video)

Më të lexuarat

37 të vdekur, 20 të zhdukur, ky është bilanci i një stuhie të frikshme në Kinë që solli me vete breshër të përmasave të një topi golfi. Stuhia nisi të enjten në kontenë Minxian të provincës Gansu dhe përfundoi vetëm mbrëmjen e djeshme. Moti i keq preku gati 400.000 persona, 30.000 banorë të zonës u shpërngulën dhe 40 të tjerë kanë përfunduar në spital.

Shkalla e vërtetë e demeve nisi të bëhej më e qartë kur u panë rrugët e bllokuara e trafiku i paralizuar, shtëpitë e shembura dhe të mbjellat e shkatërruara. Një ekip i posaçëm emergjence me përfaqësues nga nëntë ministri ka nisur nga puna për koordinimin e përpjekjeve të ndihmës. 2.000 zyrtarë dhe 800 ushtarë kanë kaluar nëpër rrëkej uji e balte për t’iu afruar zonave të prekura e për të shpëtuar banorët e bllokuar. Në Minxian po dërgohen tenda, batanije, veshmbathje, ujë i pijshëm e ushqime. në zonat e goditura me rëndë, reshjet mbërriten nivelin e gati 70 milimetrave. Byroja Rajonale e Financës ka dhënë 2 milionë juanë apo 320.000 dollarë amerikanë për riparimin e ujësjellësave të dëmtuar të zonës. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për mot të keq edhe në provincat veri-perëndimore, duke i kërkuar të bëjnë kujdes me monitorimin e kushteve atmosferike dhe të shtojnë përpjekjet për parandalimin e përmbytjeve./tch/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit