-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Brerja e ndërgjegjes: amerikani paguan gjobën e marrë në vitin 1974

Më të lexuarat

Për shkak të brerjes së ndërgjegjës, një shtetas amerikanë ka paguar një gjobë për një shkelje që e ishte kryer 44 vjet më parë.

Ishte zyra policore në Minersville të Pensilvanisë, ajo q mori një zarf me pesë dollarë dhe një mesazh.

“Unë e kam marrë këtë dënim prej më shumë se 40 vjet, dhe kam pasur për qëllim që ta paguaj më herët. Ju kërkoj falje që nuk e kam bërë deri më tani dhe që nuk po e zbuloj identitetin tim. Me respekte, Dave”, e lexoi mesazhin shefi i policisë Michael Combs

Gjoba ishte vendosur në vitin e largët 1974, në vlerën prej dy dollar. Amerikani pagoi 5 dollarë duke llogaritur interesat.

Combs ka sqaruar se në momentin e shqiptimit të dënimeve ka funksionuar tjetër sistem dhe shoferi me targa nga Ohajo mund ta kishte shmangur pagimi nëse ka qenë i regjistruar në një shtet tjetër.

Ai gjithashtu shtoi se dënimi prej 2 dollarë, vënë pra para katër dekadash, e kishte ekuivalentin e sotëm 20 dollarë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit