I keni parasysh ato përrallat me natyrë magjepëse? Tashmë mund t’i shikoni në realitet. Në Dubai po ndërtohet një hotel i ri, ndër më luksozët deri më tani, me një detaj të pazakontë, në mes të tij ngrihet një pyll gjigant.
Bëhet fjalë për “Rosemont Hotel and Residences”, i cili do të inaugurohet në vitin 2018.
Me një sipërfaqe prej 75 mijë metër katrorë, ky hotel gërsheton luksin me natyrën, ku pylli gjigant shtrihet në pjesën më të madhe të mjediseve të tij.
Një detaj i këtij hoteli është fakti se është i pajisur me sensorë lëvizës të cilët vihen në veprim sa herë që bie shi. /noa.al/