0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Brenda 15 viteve, Izraeli la pa shtëpi afër 3 mijë palestinezë në Kuds

Më të lexuarat

Qeveria izraelite ka lënë afër tre mijë palestinezë pa shtëpi në 15 vitet e fundit në Kudsin Lindor të pushtuar, tregojnë të dhënat e organizatës së të drejtave të njeriut B’Tselem.

Sipas të dhënave, Bashkia e Kudsit e qeverisë izraelite ka rrënuar 830 shtëpi të palestinezëve në Kudsin Lindor që nga viti 2004. Krahas kësaj, 120 shtëpi të tjera janë rrënuar nga vetë pronarët palestinezë si rezultat i presioneve izraelite për rrënim.

Si pasojë e rrënimeve në fjalë, 2.927 palestinezë, përfshirë 1.574 fëmijë, kanë ngelur pa shtëpi.

Ndryshe, autoritetet izraelite thuajse refuzojnë në tërësi kërkesat e palestinezëve për leje ndërtimi në Kudsin Lindor të pushtuar, ndërsa nga ana tjetër kërcënojnë me rrënimin e mijëra shtëpive të palestinezëve nën pretekstin se janë të ndërtuara “pa leje”.

Palestinezët thonë se kjo praktikë e bashkisë izraelite nuk ka asnjë bazë ligjore, por është “pjesë e politikave të Izraelit për dekurajim dhe hebraizimin e qytetit”.

Në të shumtën e rasteve, bashkia po ashtu kërkon nga palestinezët shpenzimet e rrënimit, gjë që shkakton që disa palestinezë të kërcënuar të prishin vetë shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos ngelin të detyruar të paguajnë këto shpenzime.

Burimet palestineze thonë se që nga vitin 1967, forcat izraelite kanë rrënuar mbi pesë mijë shtëpi të palestinezëve në Kudsin Lindor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit