Komisioni i pavarur, i cili ka hetuar sulmet e vitit të kaluar në Norvegji, ka kritikuar ashpër policinë, duke thënë se vrasësi masiv, Anders Bering Breivik, ka mundur të arrestohet “edhe më herët”.
“Sulmi në vendin ku ndodhen ministrisë, ka mundur të shmanget me zbatimin efektiv të masave ekzistuese të sigurisë”, ka vlerësuar komisioni në raportin që i ka dorëzuar kryeministrit norvegjez, Jens Stoltenberg.
Breivik, më 22 korrik të vitit 2011, ka kryer dy sulme terroriste, duke vrarë tetë persona në Oslo dhe 69 të tjerë në ishullin Utoja.
Siç transmeton rel, për shkak të sigurisë së pamjaftueshme, ai ka arritur të parkojë automjetin para ndërtesës së qeverisë në kryeqytet dhe të aktivizojë bombën.
Më pas, i veshur si polic, ai është larguar për në ishullin Utoja, ku ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të rinjve që merrnin pjesë në një aktivitet të Partisë Laburiste.
Gjykimi i tij ka nisur më 16 prill në Oslo. Breivik ka thënë se “vrasjet kanë qenë të nevojshme, për ta shpëtuar Norvegjinë nga multikulturalizmi”.
Sulmet e Breivikut janë vlerësuar si akti më i keq i dhunës në Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërore./Indeksonline/kohaislame