NABLUS (AA) – Në qytetin Nablus i cili ndodhet në Bregun Perëndimor nën pushtim, kolonët hebrenj kanë dëmtuar një numër të madh të automjeteve të palestinezëve, si dhe kanë shkruar slogana raciste në automjete dhe mure, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Kuvendit Luben esh-Sharkiyye, në jug të qytetit Nablus, Samir Avis, në një deklaratë për AA tha se kolonët hebrenj kanë bastisur fshatin nën mbrojtjen e ushtarëve izraelitë dhe se kanë dëmtuar me thikë gomat e rreth 30 automjeteve të palestinezëve.
Duke bërë të ditur se kolonët hebrenj kanë shkruar slogane raciste mbi automjete dhe mure, Avis thotë se kolonët hebrenj po ashtu janë përpjekur që të çmontojnë derën e xhamisë së fshatit. Por Avis bën të ditur se ata janë përballur me rezistencën e qytetarëve të rajonit.
Fshati Luben esh-Sharkiyye që është i rrethuar me vendbanimet hebreje, edhe më parë ishte objektiv i sulmeve të tilla.