Kolonët hebrenj kanë shkruar slogane raciste në disa automjete dhe muret e shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar.
Kolonët hebrenj kanë shkruar slogane raciste në disa automjete dhe muret e shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar.
Aktivisti palestinez kundër vendbanimeve ilegale hebreje, Visam ed-Diyk, tha për AA se një grup kolonësh hebrenj sulmuan fshatin Kefr ed-Diyk në veri të Bregut Perëndimor në mëngjes, duke dëmtuar pronat palestineze.
Diyk deklaroi se kolonët kanë shkruar slogane raciste në hebraishte, si “Vdekje për arabët”, në automjetet e banorëve dhe muret e shtëpive.
Organizata radikale hebraike me emrin “Paguaj çmimin”, e cila njihet për sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Jerusalemin Lindor, kryen sulme të ngjashme në fshatrat dhe qytetet palestineze në Izrael. (AA)