RAMALLAH (AA) – Në të gjitha qytetet, qytezat dhe kampet e refugjatëve të Bregut Perëndimor, do të mbahet grevë për martirizimin e 59 palestinezëve gjatë protestave të djeshme në kufirin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Tregtarët në rajon nuk hapën dyqanet e tyre sot në mëngjes. Sindikata e Transportit Publik i ndaloi të gjitha linjat e brendshme dhe të jashtme, ndërsa qeveria palestineze njoftoi se të gjitha zyrat zyrtare do të mbahen të mbyllura.
Gjatë grevës së përgjithshme në Bregun Perëndimor sot nuk do të hapen edhe universitetet, institucionet, bankat, furrat dhe stacionet e karburantit.
Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, në deklaratën e djeshme, kishte njoftuar se kanë shpallur tri ditë zie kombëtare dhe se prej sot do të shkojnë në grevë të përgjithshme për incidentet në kufirin e Gazës.
Në protestat e djeshme kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds dhe 70 vjetorin e Nakba-s, ranë dëshmorë 59 palestinezë, përfshirë edhe një foshnjë.