1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Breedlove: Ata që po ikin, nuk po gjejnë mundësi në vendin e tyre

Më të lexuarat

Komandanti suprem i forcave aleate për Evropë gjeneral, Philip Breedlove, tha në Prishtinë se Kosova vazhdon të jetë vend i sigurt dhe se KFOR- vazhdon të kontribuojë në sigurinë dhe lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Këto komente Breedlove i ka bërë gjatë një vizitë që sot i ka bërë forcave paqeruajtëse në Kosovë.
 
Breedlove po ashtu tha se sikurse edhe shtetet tjera edhe Kosova është e ekspozuar nga terrorizmi. Ai ka rikujtuar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Francë dhe në Danimarkë, ku kanë ndodhur disa sulme terroriste.
 
I pyetur se kur do të mund të ketë marrëdhënie të partneritetit mes FSK-së dhe NATO-s, Breedlove tha se kjo është një çështje politike, mirëpo FSK – sipas tij – ka bërë progres të mirë në aspektin ushtarak.
 
Gjenerali Breedlove është pyetur edhe rreth ikjeve të qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, migrimi nuk është çështje e sigurisë, ndërsa thekson se qytetarët që po dalin nuk po gjejnë mundësi në vendin e tyre.
 
Breedlove pasdite ka mbajtur një konferencë për media në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Paolo Figliuolo. /KP/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit