-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Brazil, shpyllëzimi në Amazon në nivelin më të lartë që nga viti 2008

Më të lexuarat

Brazili ka njoftuar se përqindja e shpyllëzimit në pyjet e Amazonës ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar Brazilian për Hulumtime në Hapësirë (INPE), humbja në pyjet e Amazonës në periudhën mes gushtit 2018 dhe korrikut 2019, në krahasim me një vit më parë ka arritur në 9.762 kilometra katrorë ose rreth 30 për qind.

Zyrtarët theksojnë se shpyllëzimi në periudhën 2018-2019 në shtetin Para të Brazilit është rreth 40 për qind, duke tërhequr vëmendjen se prerja e paligjshme e drunjve në shtetet Roraima dhe Amazonas është rritur ndjeshëm.

Më tej bëhet e ditur se të dhënat do të konfirmohen vitin e ardhshëm.

“Është e papranueshme që Amazona ende vazhdon të shkatërrohet”, thuhet nga Fondi Botëror i jetës së egër (WWF).

Më tutje, në deklaratë potencohet se shpyllëzimi do të përshpejtohet nëse qeveria e Brazilit nuk ndërmerr veprime të forta për ta parandaluar atë.

Këtë vit shpërthyen mbi 83.000 zjarre

INPE, në raportin e publikuar në muajin gusht tha se në pyjet e Amazonës në Brazil në 8 muajt e parë të vitit shpërthyen mbi 83.000 zjarre.

Amazona e cila llogaritet si “Mushkëria e Tokës” dhe prodhon 20 për qind të oksigjenit në rruzullin tokësor, gjithashtu në vit thith mbi 1 miliard ton karbon atmosferik.

Në këto pyje ndodhen 10 për qind e specieve shtazore dhe bimore të botës ndërsa është shtëpi e mbi 400 fiseve indigjene që jetojnë në 8 shtete të ndryshme të Amerikës Jugore.

Sipas faqes Global Forest Watch, në Brazil, i cili është shtëpi e 60 për qind të Amazonës, këtë vit nga 1 janari e deri më 28 gusht janë dhënë mbi 730 mijë alarme për zjarr.

Këtu tërhoqi vëmendjen se 29 për qind të alarmeve janë dhënë për vendet pyjore ku gjenden zonat minerare.

Ndikimi i presidentit Bolsonaro në zjarret në Amazon

Disa organizata joqeveritare theksojnë se në rritjen e dëmeve të pyjeve në Amazon kanë luajtur rol vendimet e presidentit brazilian Jair Bolsonaro, qeveria e të cilit ka zvogëluar luftën ndaj bujqësisë dhe aktiviteteve minerare të jashtëligjshme si dhe neglizhencën ndaj masave të marra për mbrojtjen e zonave pyjore.

Bolsonaro para zgjedhjeve presidenciale tha se mbrojtja e Amazonës është duke e penguar zhvillimin e vendit dhe premtoi se do ta hapë për përdorim tregtar këtë rajon./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit