3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Brazil, çdo dy orë vritet një grua

Më të lexuarat

Numri i grave të vrara çdo muaj në Brazil është rritur me hapa marramendëse në 30 vitet e fundit, duke u ngjitur nga 113 në 372 raste.

Lajmin e bën të ditur versioni online i së përditshmes “Folha de Sao Paolo”, që citon burime nga një institut i specializuar dhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas gazetës, në fillim të viteve ’80 një grua vritej në çdo 6 orë e 28 minuta, ndërsa sot një vrasje që ka viktimë një grua kryet çdo 1 orë e 57 minuta.

Sipas specialistëve, një situatë e tillë kriminaliteti vjen si pasojë e kushteve të rënda sociale dhe ekonomike, që mbizotërojnë në pjesën dërrmuese të vendit latin.

Ekspertët theksojnë se, zhvillimi ekonomik që ka përjetuar së fundmi Brazili është i përqendruar në metropolet kryesore të tij, ndërkohë që në zonat e tjera mbizotëron anarkia.

Një nga plagët e shoqërisë braziliane është pikërisht dhuna ndaj grave, të cilat bien pre e shfrytëzimit të prostitucionit, një aktivitet kriminal ky që nuk kursen as të miturat./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit