1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bramerc beson se gjykimi kundër Mlladiqit rinis brenda javësh

Më të lexuarat

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, Serzh Bramerc ka thënë se gabimet në paraqitjen e provave nga prokuroria, nuk mund ta shtyjnë procesin gjyqësor kundër të dyshuarit për krime lufte Ratko Mlladiq, për gjashtë muaj, ashtu siç ka kërkuar mbrojtja e tij.

Bramerc i bëri keto komente gjatë një vizite në Serbi, dhe ka shprehur besimin se procesi gjyqësor ndaj Mlladiqit të fillojë brenda disa javësh.
Prokuroria është e obliguar të ndajë të gjitha provat që ka me mbrojtjen.
Mlladiq akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në vitet 1992-1995 në Bosnjë, përfshirë këtu rrethimin e kryeqytetit të Sarajevës dhe ekzekutimin e mijëra djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë.
Mlladiq mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Lufta në Bosnjë ka lënë rreth 100,000 njerëz të vdekur. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit