1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Siri, Brahimi në vend të Ananit

Më të lexuarat

Diplomatët e Kombeve të Bashkuara thanë se ish-ministri i jashtëm i Algjerisë, Lakdar Brahimi, pritet të emërohet emisar i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe në Siri.

Brahimi do të zëvendësonte emisarin në largim, Kofi Anan, i cili dha dorëheqjen më 31 gusht.

Diplomatët ndërkombëtarë thanë se njoftimi zyrtar për emërimin e Brahimit në këtë post pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme nëse Brahimi, në ndërkohë, nuk e refuzon detyrën.

Ish-shefi i diplomacisë algjeriane ishte emisar i “Kombeve të Bashkuara në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe në Irak pas ndërhyrjes amerikane më 2003.

Pas dështimit të fushatës gjashtë mujore të Ananit për ta bindur presidentin e Sirisë, Bashar Al Asad, se duhet zbatuar plani gjashtë-pikësh për paqe, në mesin e anëtarëve të OKB-së po zhvillohet aktualisht një debat për rolin e emisarit të ri.

Diplomatët ndërkombëtarë thanë se Këshilli i Sigurimit duhet të vendos gjithashtu se a do t’i mbetet besnik planit të Ananit apo do të kërkojë mënyra të tjera për t’i dhënë fund përleshjeve të përgjakshme në Siri./ina/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit