Ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lakhdar Brahimi tha se lufta civile në Siri mund të përhapet kufijëve në mbarë Lindjen e Mesme në se nuk arrihet të përmbahet dhuna.
Pas bisedimeve sot në Libanin fqinj, zoti Brahimi i bëri thirrje qeverisë së presidentit Bashar al-Assad të hedh hapin e parë në zbatimin e një armëpushimi të propozuar gjatë festës së Kurban Bajramit që fillon javën e ardhshme. Opozita siriane ka thënë se do të përgjigjet menjëherë.
I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë ka vizituar shtetet myslimane suni që mbështesin rebelët, në kërkim të një zgjidhje politike të konfliktit 19 mujor..
Brahimi u takua sot me presidentin libanez Michel Suleiman, kryeministrin Najib Mikati dhe kryetarin e parlamentit. Të djelën, i dërguari ndërkombëtar u bëri thirrje udhëheqësve iranianë të mbështesin armëpushimin e propozuar.