-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Brahimaj: Ata mund të kenë luftuar për patriotizëm ose janë manipuluar

Më të lexuarat

Njëri nga udhëheqësit e luftës në rajonin e Dukagjinit, Lahi Brahimaj, ka thënë të jetë befasuar me atë që ka ndodhur në Maqedoni.
Brahimaj ka thënë për Indeksonline se nuk ka shumë informacione për emrat që po përmenden që kanë luftuar në Kumanovë, përveç informatave që i ka marrë nga mediat.

“Jam i shqetësuar, mirëpo nuk kam shumë informacione vetëm qa po shoh në portale. 

Dje foli djali i Xhafer Zymberit, që tha se babai iu ka thënë se ka shkuar në Shqipëri, jo diçka më shumë. Për besë nuk kam informata më shumë, vetëm mund të hyjë në vorbullën e thash e themeve”.
Brahimaj ka thënë se janë dy mundësi që i kanë shtyrë ata të luftojnë në Maqedoni.

“Unë më shumë besoj se ata kanë shkuar në emër të patriotizmit, por ndoshta janë edhe të manipuluar prej naj kujt”, ka thënë ai.
Ai e ka quajtur të dhimbshme vrasjen e njerëzve në këtë kohë dhe këto rrethana.

“Është e dhimbshme cili do djalë të vritet në këto rrethana , është gjynah të vritet një djalë i ri kurdo koftë ai. Kanë kaluar të gjitha ato katrahura dhe sot me u vra në këto rrethana është gjynah”.
Brahimaj ka thënë se shqiptarët kanë padrejtësi, mirëpo ka konsideruar se nuk është rruga e duhur që të luftohet.

“Që ka padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo nuk do koment, të gjitha drejtat janë shkelur, mirëpo a është kjo rruga më e mirë kjo që ka ndodhur, unë nuk e besoj që është rruga më e mirë”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit