-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Braçe: Berisha, tregti armësh me serbët dhe malazezët

Më të lexuarat

Partia Socialiste ka vijuar me zbardhjen e fakteve mbi abuzimet nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes me tregëtinë e armëve. Duke bërë publike dokumentat që mbante në dorë gjatë konferencës për shtyp, deputeti Socialist Erjon Brace akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se ka shitur granata dhe fishekë per të përfituar pasuri që kapin vlerën e rreth 200 milonë dollarëve.
Braçe theksoi se tregtia e armëve në Shqipëri, është kthyer në një monopol të dy kompanive serbo-malazeze, Montenegro dhe Unimesco. Sipas Braçes, këto dy kompani kanë qenë përfitueset më të mëdha nga tregtia e armëve shqiptare, ndërkohë akuzoi edhe përfshirjen e gjeneral Gjunkshi dhe admiralit Derveni në
komisionet përzgjedhëse.
“Ministria e Mbrojtjes kë nën administrim një pasuri, në armatime, municione, mjete ushtarake, që në vlerë tregu arrin në disa milionë dollarë. Torta e madhe e pasurisë së ushtrisë , vecanërisht gjatë viteve 2010-2011 e në vijim, është ndare vetëm mes 3 kompanive. Kush janë kompanitë që kanë marrë monopolin e marrëdhënieve tregtare në Minsitrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë duke ndarë tortën e pasurisë që administron Ministria Mbrojtjes: Kompania ‘Montenegro Defence Industry’, është dega malazeze, e të famshmes ndërmarrja të madhe serbe Jugo Import. ‘Montenegro Defence Industry’, ka patur një tjetër kompani në origjinë të saj, që operonte rëndë në tregëtinë e armëve dhe të municioneve në Ballkan, ‘Taran’ e famshme. Tek ‘Tara’ i gjeje të gjithë, nga emrat më të përmendur të trafikut të armëve në Botë, deri tek lidhjet mes kompanive që të sjellin dhe kanë sjellë dhe Prokurorinë në transaksione që i parapriu dhe më pas u zbulua në shpërthimin kriminal të Gërdecit. Kompania ‘Unimesko’ është më e njohur për ju për shka të skandalit që shpërtheu në mënyrë sporadike muaj më parë dhe që tani në dritën e dokumentave zyrtare rezulton te jetë i provuar si konflikt i pastër interesi”, – deklaroi Brace.
‘Pra në administrimin dhe tregtimin e armëve i gjen të gjitha. Lëshimin e kësaj pasurie me tragtarë serbë dhe pjesmarërs të linjave më të të errëta, korrupsioni për shitjen e armëve. A e ka ndjekur Shërbimi Informativ Ushtarak këtë veprimtari, pasi ka të drejtë Kushtetuese për ta ndjekur, këtë veprimtari kriminale’, shtoi Brace.
Një ditë më parë Partia Socialista akuzoi ministrin Imami se ndodhet përballë një shkeljeje të pastër të Kushtetutës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit